Flash

"Sot ishte e tmerrshme": Duro nuk e beson se Apolonia doli e pamundur nga Laçi

Lapsi.al 8 March 2021
"Sot ishte e tmerrshme": Duro nuk e beson se Apolonia doli e pamundur

"Ky është futbolli. Në qoftë se t’i nuk arrin ta mbyllësh ndeshjen. Rezultati 1-0 asnjëherë nuk është i sigurt. Në pjesën e parë kemi pasur 3-4 situata të pastra për gol. Na vjen keq për golin e pësuar". Shpëtim Duro nuk gjen ngushëllim pas ndeshjes së barazuar me Apoloninë, që e pengoi të merrte, qoftë edhe provizorisht, vendin e parë në renditje. Laci dominoi ndeshjen, krijoi një pafundësi rastesh dhe u dënua në rastin e vetëm të ndeshjes për kundërshtarin që mori një 1-1 gati të pabesueshëm për atë që tregoi fusha. "Skuadra ka qenë dominuese totalisht sot - vazhdoi tekniku -. Me këto skuadra kanë lënë pikë edhe skuadra të tjera. Sot ishte e tmerrshme, që me këtë lojë me këtë situatë të dalësh barazim. Por, ky është futbolli. U ndëshkuam nga një moment pa pretendime fare".

Një rezultat që kthen në vëmendje mungesat e rëndësishme të Laçit, që në fakt deri tani ishin mbuluar në mënyrë brilante nga një Harmon në superformë: "Aktivizuam Shehun si sulmues i dytë, arriti të shënonte, krijoi edhe raste. Mungonte Nuabueze, Xhixha, Mazrekaj nuk është në 100%. Kur skuadra nuk luan mirë, të kujtohen mungesa, por në këto raste, nuk ka analizë, por më vjen keq që nuk mora 3 pikë".

Në fund, Duro ka dashur të shmangë komentin mbi gabimin flagrant të Sherrit që i hoqi nga duart fitoren, duke kujtuar se me rastet e shpenzuara skuadra do ta kishte suportuar edhe daljen e pastudiuar të portierit: "Nuk mund të korrigjoj asnjë gjë te skuadra te loja. Nuk mund të them asgjë për lojën sot. Nga fillimi deri në fund. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Duhet ta kishim mbyllur më përpara ndeshjen, që të ishim më të qetë", përfundoi tekniku bardhezi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI