Flash

Conceicao sfidon Juventus: "Janë mësuar me të tillë presion, ne të përgatitur për tu kualifikuar"

Lapsi.al 8 March 2021
Conceicao sfidon Juventus: "Janë mësuar me të tillë

Sergio Conceicao e di se është përballë takimit me historinë dhe është i gatshëm të sfidojë Juventusin në ndeshjen e dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve: "Shkojmë në këtë sfidë me të njëjtën frymë si ndeshjen e parë - tha trajneri lusitan në konferencën për shtyp në vigjilje -. Jemi përgatitur për një rezultat pozitiv, që do të na çojë tek kualifikimi. Ronaldo i shlodhur? Fuqia e Juves qëndron edhe në të qenit në gjendje të lënë pushim lojtarin e tyre më të mirë. Ata janë mësuar me presionin e këtyre ndeshjeve, por ne duhet të mendojmë për ekipit tonë dhe të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë ".

Si pothuajse të gjitha klubet në këtë sezon, edhe Porto është kthyer nga një periudhë e vështirë për sa i përket impenjimeve: "Është e vërtetë, ne kemi grumbulluar shumë ndeshje. Kemi disa lojtarë që kanë luajtur më shumë dhe të cilët aktualisht janë në dyshim për probleme fizike, por ne trajnerët jemi këtu për të gjetur zgjidhje. Juventusi ka qenë në gjendje të rikuperojë lojtarë të rëndësishëm si Cuadrado, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të qenë të denjë për simbolin që kemi në gjoks, i cili përfaqëson historinë e Portos. E dimë se do të gjejmë një ekip i cili kohët e fundit luajti finale të Ligës së Kampionëve, që ka investuar shumë për të qenë në gjendje të fitojë turneun. Do të përpiqemi të luajmë një ndeshje që pasqyron mënyrën tonë të të qenit ekip dhe do të përpiqemi të fitojmë ".

Shumë nga kujtimet e Conceicaos janë të lidhura me Italinë dhe një e veçantë lidhet pikërisht me Torinon dhe Juventusin, duke qenë se kundër bardhezinjve, në Delle Alpi, bëri debutimin e tij me fanellën e Lazios në gusht 1998, duke shënuar në kohën shtesë golin që i lejoi skuadrës së Eriksson të ngrinte Super Kupën e tyre të parë italiane: "Italia ka qenë një vend i rëndësishëm për karrierën time. Unë mund të flas për ndeshjen time të parë në Itali, në Super Kupën e vitit 1998 në fushën e Juventusit, por nuk do ta bëj, unë preferoj të flasim për të tashmen ".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI