Flash

Video/ Milan fiton pa gjysmën e skuadrës: pa probleme Roma, ndërsa në Genoa ndodh gjithçka

Lapsi.al 7 March 2021
Video/ Milan fiton pa gjysmën e skuadrës: pa probleme Roma,

Milan kthehet të fitojë pikërisht në momentin në të cilën emergjenca dukej se kishte prekur nivelet më të larta. Pasi humbi vetëm në mëngjes Hernandez e Tonalin, Pioli nxorri në fushë kundër Veronës në Bentegodi një skuadër të aftë të kontrollojë ndeshjen nga fillimi, duke e drehtuar nga tre pikët me dy gola të mrekullueshëm që fiksuan rezultatin 2-0: Krunic (me goditje dënimi) në pjesën e parë e Dalot (aksion spektakolar) në fillim të pjesës së dytë. Tani kuqezinjtë presin rezultatin e Inter, të impenjuar nesër kundër Atalantas.

Në ndeshjen e drekës, për javën e 26 të Serie A nuk zhgënjen as Roma, por mund 1-0 Genoa e kapërcen momentalisht Atalantën në vendin e katërt që vlen Champions. Në Olimpico, në pjesën e parë Mancini (24') zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fuqishme që theu ekuilibrat, pastaj në pjesën e dytë Grifonët provuan të reagojnë, por verdhekuqtë kontrolluan mirë ndeshjen e goditën edhe një shtyllë me Villar.

Përfundon me një barazim të drejtë sfida mes Sampdorias e Cagliarit: edhe pse praktikisht ndodh gjithcka në fund të takimit. Joao Pedro kaloi në avantazh miqtë në minutën e 11’ duke shtyrë në rrjetë një top të kthyer nga grushtimi i Auderos. Mes minutave 78’ e 80’ Bereszynski e Gabbiadini duket se mund ti jepnin tre pikët dorianëve, me dy golat që përmbysën rezultatin. Por pikërisht kur nuk mendohej më, në minutën e gjashtë shtesë, Nainggolan, duke përfituar edhe nga një devijim, barazoi rezultatin nga distanca.

Fiorentina e Parma barazuan një ndeshje të vendosur nga një finale me fishekzjarre. Violat, dy herë në avantazh me golat e Martinez Quarta e Milenkovic e dy herë të arritur, fillimisht nga një penallti e Kucka e pastaj nga goli i Kurtic. Kur dukej gjithcka e mbaruar, Mihaila në të 90' gjeti golin e avantazhit për miqtë, por në sekondën e fundit një autogol i Iacoponit ktheu rezultatin në barazi. Rezultat që nuk e bën të lumtur as D'Aversan, duke parë klasifikimin, as Prandellin, gjithnjë në shënjestër të kritikave.

Crotone mposht 4-2 Torinon, duke i dhuruar Cosmit suksesin e parë në pankinën kalabreze e duke mbajtur gjallë shpresat e shpëtimit. Mandragora iu përgjigj avantazhit fillestar të Simy në fund të pjesës së parë, por me rifillimin e lojës është sërisht nigeriani që riktheu në avantazh të tijtë. Një gol i mrekullueshëm i Reca duket se mbylli lojërat, përpara perlës së Sanabria që dhuroi një finale emocionuese. Kartoni i kuq i Rincon, parapriu pokerin e fiksuar nga Ounas, që mbylli përfundimisht ndeshjen.

ITALY - SERIE A

Roma 1 - 0 Genoa

Crotone 4 - 2 Torino

Fiorentina 3 - 3 Parma Calcio 1913

Hellas Verona 0 - 2 AC Milan

Sampdoria 2 - 2 Cagliari

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI