Flash

Ibra i kërkon rinovimin Milan: "Nëse Maldini do, unë qendroj"

Lapsi.al 8 March 2021
Ibra i kërkon rinovimin Milan: "Nëse Maldini do, unë

"Në Milano kam shumë përgjegjësi dhe ndjehem një lider. Ky ekip është i vetmi ku jam emocionuar. Dua të jap shumë dhe të mësoj shumë për të qenë një model. Kur më shikojnë ata presin diçka nga unë. Doja të isha pjesë e ndeshjes në Verona, sepse ndihem shumë i përfshirë dhe më mungon shumë skuadra". Kështu ka thënë Zlatan Ibrahimovic, në një lidhje direkte me 'Che tempo che fa' në Raitre, pas fitores së kuqezinjve në Verona, ndeshje që suedezi e pa nga stoli.

"Gjatë Festivalit flisja me shokët e ekipit, me trajnerin. Kur kaloj një ditë pa ta, është si një ditë pa fëmijët e mi", shpjegoi më pas Ibra. "Nëse unë do të qëndroj në Milano? Të shohim, kjo varet nga Paolo (Maldini) Nëse ai dëshiron, jemi në rregull".

"Nëse kampionati është ende i hapur? Ka akoma shumë ndeshje, gjithçka mund të ndodhë. Interi ka vetëm një ndeshje në javë dhe ka më shumë kohë për t'u përgatitur dhe rikuperuar. Detyra ime është të fitoj trofe dhe kam ardhur në Milano për të fituar", tha përsëri sulmuesi suedez.

Mbrëmjet në Sanremo, sulmuesi i përcaktoi si "një përvojë e shkëlqyer, e gjitha e bukur". "Por unë nuk doja që asgjë të mos planifikohej, nuk doja t'i dija pyetjet paraprakisht - shpjegoi ai -, fraza të caktuara më vijnë spontanisht dhe nxjerrin Zlatanin e vërtetë".

E paharrueshme edhe aventura me motor për të arritur Festivalin në kohën e duhur: "Mund të bëhet një film për atë ditë. Askush nuk më besoi dhe për këtë arsye bëra video të vogla. Nuk fola shumë me motorçiklistin. Kur mbërriti atje "e vetmja gjë që ai më kërkoi ishte një foto, por unë isha me nxitim. Unë i thashë që të presë, por ai u kthye në shtëpi. Sidoqoftë, ai ishte me të vërtetë shumë i mirë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI