Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Video/ Pak ndihmë nga arbitri e pak fat, Real mund Atalantën: fitorja e 19 radhazi e City

Lapsi.al 24 February 2021
Video/ Pak ndihmë nga arbitri e pak fat, Real mund Atalantën: fitorja

Real Madrid e Manchester City marrin më të mirën nga ndeshjet e vajtjes së 1/8 të Champions, duke dalë me fitore nga transfertat. Por nëse Citzens mposhti Gladbach në Puskas Arena me golat e Bernardo Silvës e Gabriel Jesus për fitoren e 19 radhazi të Guardiolës, Real Madrid përfitoi vetëm katër minuta nga fundi, nga dalja e padrejtë me karton të kuq e Freuler në minutën e 17, për të mundur 0-1 Atalantën.

ATALANTA 0-1 REAL MADRID

Atalanta, padrejtësisht me 10 lojtarë nga minuta e 17', mbajti 0-0 në mënyrë të admirueshme deri pak minuta nga fundi, kur Mendy i dha Realit fitoren që peshon shumë për sa i përket kualifikimit. Fillimi ishte i ekuilibruar, por në 17' për një faull nga Freuler ndaj Mendy, në anë të zonës gjyqtari tregoi një karton të kuq shumë të ashpër, të padrejtë, për mesfushorin. Atalanta nuk hoqi dorë nga loja, por padyshim që Real e pati më të lehtë të qarkullonte topin. Në minutën e 29’, Gasperini humbi gjithashtu edhe Zapata (problem muskulor në kofshën e majtë), i zëvendësuar nga Pasalic. Atalanta kishte një shans të madh me Muriel dhe një mundësi tjetër potenciale me Maehle, por në finale ishte Real Madrid ai që mund të shënonte me Isco, Vinicius dhe Kroos. Në pjesën e dytë, Reali i shkoi pranë 70% të zotërimit të topit, por Gollini nuk bëri asnjë pritje flagrante dhe Atalanta ishte për tu duartrokitur për mënyrën se si mbrojti rezultatin. Deri në minutën e 86-të, kur Mendy mposhti Gollinin.

BORUSSIA M. 0-2 MANCHESTER CITY

Fitorja e 19 radhazi e Pep Guardiolës që sheh fare pranë cerekfinalet e Champions. Borussia M. rezistoi vetëm 29 minuta ndaj supremacisë së Manchester City në fushën neutrale të Puskas Arena, sepse pikërisht atëherë Cancelo shpiku një asist të peneluar për kokën e Bernardo Silvës, që mposhti portierin, duke i dhënë avantazhin të besuarve të Guardiolës. Thyhen gjermanët, ndërsa vazhdon ecuria impresionuese e Citizens që shënuan edhe golin e dytë në Puskas Arena, duke ndëshkuar edhe në pjesën e dytë Gladbach. Një aksion i ngjashëm me atë të golit të parë, në krosimin e Cancelo, por këtë herë Bernardo Silva nuk goditi drejt portës, por shërbeu për Gabriel Jesus, që brenda zonës nuk fali. 2-0 jashtë fushe dhe tani Guardiola sheh cerekfinalet.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI