Flash

Juventus mbetet pa sulm: enigma mbulon Dybala, Morata nuk stërvitet

Lapsi.al 24 February 2021
Juventus mbetet pa sulm: enigma mbulon Dybala, Morata nuk stërvitet

Dukej si ndeshja perfekte për rikthimin. Juventus-Crotone, një përplasje jo veçanërisht e komplikuar për të provuar rezistencën e gjurit e, në vend të kësaj, Pirlo, edhe një herë, duhej të shpjegojë se kthimi i Paulo Dybala në fushë duhet të presë akoma. Një vit shumë i veçantë ai i argjentinasit, i cili filloi me golin kundër Inter në 8 mars, vazhdoi me Covid, dëmtimin ndaj Sampdorias që detyroi për një rikthim të nxituar ndaj Lyon, ndalesa e re, problemet në transfertë me Argjentinën, deri në dëmtimin në Juventus-Sassuolo më 10 janar.

Raporti mjekësor tregon për një dëmtim të shkallës së ulët të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë që diktonte një ndalesë dy javore. Por, një muaj e gjysmë më vonë, dhimbja vazhdon të mos i japë paqe sulmuesit argjentinas i cili tani po mendon për kohët efektive të rimëkëmbjes. Në ankth është edhe Juventus që ka nevojë për kontributin e tij për sulmin, në tentativë të synojnë tre objektivat sezonalë.

Problemet fizike që po e mundojnë kohët e fundit, kanë ngadalësuar fatalisht edhe diskutimet për rinovimin e kontratës, një tërkuzë që po vazhdon për shumë kohë. Paratici deklaroi së fundmi: "Kemi biseduar dhe po bisedojmë. Do të vazhdojmë ta bëjmë në ditët dhe muajt e ardhshëm". Me shumë mundësi drejtuesit e Juventusit duan të kuptojnë nëse, herët a vonë, do të kenë përsëri Dybalan e vërtetë, atë të aftë për të zgjidhur ndeshjet me një goditje gjeniale, para se të vendosin për një operacion veçanërisht të rëndë për arkat e klubit.

MORATA NUK STËRVITET

"Tri ditë nga ndeshja e Bentegodit kundër Veronës të shtunën në mbrëmje, Juve vazhdon të stërvitet me intensitet të madh në qendrën stërvitore. Objektivi i bardhezinjve është të përgatiten sa më mirë për ndeshjen kundër venetëve, që do ti japë start një jave që do t'i shohë ata të angazhuar në tre ndeshje (kundër Veronës, Spezias dhe Lazios). Për të përgatitur sa më mirë të parën nga tre impenjimet, grupi u përqëndrua në dy aspekte gjatë seancës së sotme: zotërimet dhe ushtrimet tekniko-taktike. Alvaro Morata, i cili po vazhdon shërimin nga infeksioni viral, nuk mori pjesë në seancën e sotme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI