Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Video/ Bayern i fut frikën Champions-it: Lazio pëson katër, Chelsea 'pirat' me një supergol të Giroud

Lapsi.al 23 February 2021
Video/ Bayern i fut frikën Champions-it: Lazio pëson katër,

Humbje e rëndë në shtëpi për Lazio në vajtjen e 1/8 së Champions League. Bayern Mynih dominon fushën e rezultatin dhe trimfon 4-1, rezultat që praktikisht kualifikon gjermanët për në cerekfinale. Nuk i dalin llogaritë Inzaghit që shpresonte të qendronte në lojë pr kualifikimin deri në ndeshjen e dytë, por bavarezët e Flick ishin shumë të fortë për këtë Lazio. Goditje e fortë në Wanda Metropolitano e Chelsea, që shemb murin e Atletico Madrid me një gol të Giroud.

LAZIO - BAYERN MYNIH 1-4

Në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Champions League ishte vërtetë Lazio-Bayern, por edhe një sfidë mes Immobile e Lewandowskit, dy sulmues prolifik që kërcënojnë fronin e njëri-tjetrit. Por polaku i Bayern e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, ashtu si formacioni i Flick, në avantazh pas nëntë minutash në Olimpico. Pjesa e parë ishte një monolog i Bayern, që krijoi ndjesinë se bënte një tjetër sport. Rezistenca e Lazios përballë Bayern Mynih zgjati shumë pak, vetëm nëntë minuta, ndërsa kapitulli më pak se një pjesë loje. Pas avantazhit të shpejtë, bavarezët shënuan golin e dytë në minutën e 24 me talentin Musiala. 17 vjecari shënoi me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa Sané e dërgoi topin në rrjetë, pasi Coman dribloi me lehtësi Acerbin. Sikur të mos mjaftonin tre golat e pjesës së parë, bavarezët gjejnë edhe golin e katërt sapo nisi e dyta. Në fakt ishte një gol që italianët e shënuan vetë, me autogolin e Acerbit në minutën e 47, për pokerin e të besuarve të Flick. E megjithatë Lazio ktheu distancën e tre golave vetëm dy minuta më pas, kur Correa shënoi në minutën e 49, duke i cuar shifrat në 1-4. Gjithësesi shumë pak për Inzaghin për të shpresuar në dicka më shumë në këtë ndeshje me eleminim direkt.

ATLETICO MADRID - CHELSEA 0-1

Chelsea mposhti 1-0 Atletico Madrid në ndeshjen e lujtur “në shtëpinë” e Colchoneros në fushën neutrale të Bukureshtit, në Rumani. Ndeshje cinike, vendosur nga një gol spektakolar me rovjeshatë nga Giroud në minutën e 68’, një gol fillimisht i anulluar për pozicion jashtë loje e vlerësuar pas një verifikimi të gjatë në sallën Var. Olivier Giroud ka shënuar gjashtë gola në këtë Champions League, sezoni i tij më i mirë nga ana realizative në kompeticion. Francezi (34 vjece 146 ditë) është lojtari më i vjetër që shënon një gol në fazën me eleminim direkt në Champions League për Chelsea. Një përfaqësim i dobët nga spanjollët, që nuk bënë asnjë goditje në portë në harkun e 90 minutave. Atletico ka humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi në të gjitha kompeticionet vetëm për herë të dytë nën drejtimin e Diego Simeone - e para në prill/maj 2013 kundër Real Madrid e Barcellona në Liga. Colchoneros tentuan vetëm një goditje në pjesën e parë, rezultati më i keq në një ndeshje të Champions League nga gjysëmfinalja e vajtjes 2016-17 kundër Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI