Flash

Pa stërvitje, pa minuta e me improvizim: Shehi kthehet nga Covid dhe nuk gjen mbrojtje

Lapsi.al 23 February 2021
Pa stërvitje, pa minuta e me improvizim: Shehi kthehet nga Covid dhe nuk

Përpara takimit me kryesuesit e Vllaznisë në Loro Borici problemet për teknikun Orges Shehi janë më shumë se një. E kjo nuk lidhet vetëm me dy humbjet radhazi në kampionat që e kanë larguar ndoshta përfundimisht nga zona Europiane. I kthyer në stërvitje, pasi kaloi karantinën për shkak të Covid, tekniku bardheblu duhet të merret në radhë të parë me prapavijën. Në katër ndeshjet, që kur Shehi është në detyrë, kryeqytetasit kanë shfaqur defekte në mbrojtje, ndërsa situata para përplasjes me Vllazninë është dramatike.

Hoxhallari është ndëshkuar me karton të kuq me Teutën dhe do të mungojë në Shkodër, ndërsa Najdovski vazhdon të jetë duke luftuar me Covid. Në këtë pikë, Shehi e sheh veten pa dy qendrorët titullarë dhe në emergjencë të plotë në prapavijë. Ajo që mund të bëjë tekniku është të vendosë në fushë një linjë mbrojtje që luajnë bashkë për herë të parë, por kjo do të thotë edhe se do të ndryshojë skemën, me kalimin nga 4-3-3 i fundit, në 3-5-2 për të marrë ekuilibër me Halilin e Ismailgecin në krahë, për të mbështetur Vangjelin, që pas tre muajsh është kthyer në fushë për të luajtur një fraksion loje, apo Behirachte që vjen nga Seria D amatore në Itali.

Kristi nuk mundet kurrësesi të gjejë formën kaq shpejt, por Shehi nuk ka kujt ti besojë dhe shpreson në eksperiencën e ish-mbrojtësit të Skënderbeut. Atë eksperiencë që nuk e ka 21 vjecari Behirachte, që edhe kundër Teutës shfaqi limitet e veta. Edhe ai është zgjedhje e detyruar, ashtu si improvizimi i Tosevskit nga krahu në qendër, një rol jo natyral dhe që e provon për herë të parë.

Batha, Celhaka e Torassa, që ka rikuperuar pas mungesës në javën e fundit, do të luajnë në qendër të fushës. Tekniku durrsak duhet të bëjë edhe pa Ernest Mucin, shënuesin më të mirë të skuadrës të transferuar tashmë në Varshavë, por edhe me dilemën për shpatullën e Kalesë, për të cilën do të vendoset përpara ndeshjes. Nëse braziliani nuk ia del për të qenë krah Seferit në sulm, atëherë do ti takojë Vayrynen të shtrëngojë dhëmbët, për të përballuar një ndeshje shumë të vështirë, pa qenë ende gati…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI