Flash

"Isha gjatë në karrige me rrota, donin të më prisnin këmbën": mbrojtësi i Real Madrid zbulon historinë e patreguar

Lapsi.al 22 February 2021
"Isha gjatë në karrige me rrota, donin të më prisnin

Afrohet sfida e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Atalantas, por ajo që mbrojtësi i krahut i Blancos, Ferland Mendy, ka thënë për kanalet e UEFA-s disa orë para ndeshjes së rëndësishme, ka bërë zhurmë e habi: “Kam kaluar shtatë vjet tek PSG, por para se të hyja në akademi u dëmtova dhe u detyrova të operoja ijën. Qendrova në spital për dy ose tre muaj për këtë arsye, me mjekun që mendonte se për mua karriera ime në futboll kishte mbaruar. Gjithashtu flitej për një amputim të këmbës dhe kam kaluar shumë kohë në një karrige me rrota. Më është dashur të mësoj të eci përsëri, por kurrë nuk kam hequr dorë nga ëndrra për t'u kthyer në lojë ".

Duke prekur më pas temën e ndeshjes, ai vlerësoi kundërshtarin: "Ne e dimë që Atalanta është një ekip që luan mirë dhe shënon shumë, pres një ndeshje të bukur edhe pse të vështirë dhe për të fituar do të duhet të luajmë në maksimumin tonë. Nuk kanë arritur në raundin e 1/8 të Champions League rastësisht. Zidane? Të jesh i trajnuar nga një legjendë si ai është një nder, ai transmeton karizëm dhe më jep shumë këshilla”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI