Flash

Qarkulloi materiale pedopornografike: ish-mbrojtësi i Gjermanisë në prill del në gjyq

Lapsi.al 22 February 2021
Qarkulloi materiale pedopornografike: ish-mbrojtësi i Gjermanisë

Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund, Christoph Metzelder, në fund të prillit duhet të përgjigjet në gjykatë për akuzat se ka siguruar - dhe më pas ka dërguar - materiale pedopornografike. Një histori shumë e shëmtuar për gjermanin, që i përket vitit 2019 dhe për të cilën ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar gjerman dhe Real Madridit do të gjykohet, pasi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat deri më tani. Gjyqi do të fillojë në fund të prillit dhe derisa të provohet e kundërta, ai konsiderohet i pafajshëm.

Në të kaluarën, Metzelder kishte promovuar publikisht të drejtat e fëmijëve disa herë, duke themeluar edhe një shoqatë, në 2006, për të ndihmuar të rinjtë në vështirësi. Për këtë angazhim, Metzelder ka marrë edhe një Kryq Federal të Meritës në 2017.

Sot, megjithatë, ish-mbrojtësi gjerman është në mes të stuhisë prej të paktën një viti, ose më saktë që kur u akuzua se kishte siguruar dhe dërguar tek një grua nga Hamburgu, e hetuar si ai, materiale pedopornografike me imazhe dhe video të të miturve të përdhunuar.

Metzelder do të paraqitet në gjykatë në muajin prill për të mbrojtur veten nga akuzat, pavarësisht se gjithmonë i ka hedhur poshtë ato deri tani, në një histori shumë të shëmtuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI