Flash

Basketbolli bëhet gati për startin: hidhet shorti i kalendarit, super sfida që në javën e parë

Lapsi.al 22 February 2021
Basketbolli bëhet gati për startin: hidhet shorti i kalendarit, super

Pas 11 muaj mungesë, basketbolli shqiptar tashmë është gati për sezonin e ri 2020-2021, që për të rritur dhe për të rritura do të nisë më 27 shkurt. Me praninë e presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, por dhe të përfaqësuesve të klubeve Tirana, Partizani, Shoqata e Klubit Basketboll Tirana, Kamza Basket, Teuta, Goga Basket dhe Tirana Eagles është hedhur dhe shorti i kampionatit.

Gjashtë ekipe në Superligën e Meshkujve dhe gjashtë ekipe në Kategorinë e parë, atje ku bie në sy rikthimi i Dinamos, do të sfidohen në këtë edicion të vonuar. Është e sigurtë se cilësisht do të ketë edhe probleme në lojë, për shkak të një kohe të gjatë inaktiviteti dhe përgatitjeve të pakta. E megjithatë sfidat interesante shfaqen që në javën e parë, me një përplasje Teuta – Vllaznia e Goga Basket - Partizani.

Ndërkohë për femra do të jetë vetëm një kategori me 8 ekipe, ndërsa rikthehet Shoqata e Klubit Basketboll Tirana Femra, kurse Tirana e klubit do të jetë në emërtimin Tirana F 20. Që në javën e parë të femrave, spikat dueli Partizani – Flamurtari.

Ndërkohë edhe Kupa e Shqipërisë do të ketë një formulë më vete, ndërsa më parë do të luhet në grup me gjashtë skuadra, mundet të jetë dhe me sistem grumbullimi, atje ku dy të parat e çdo grupi kalojnë në gjysmëfinale. Për femra ekipi i gjashtë do të caktohet nëpërmjet një raundi paraeliminator mes Apolonisë, Shoqatës së Klubit Basketboll Tirana dhe Elbasani. Kështu basketbolli është gati, ndërsa fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë, i vetmi aktivitet që përfundoi për sezonin 2019-2020, janë Flamurtari për femra dhe Goga Basket për meshkuj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI