Flash

"Vllaznia nuk mund të japë më shumë, nuk kam shpjegim për pjesën e parë": Brdaric tani po fillon të shqetësohet

Lapsi.al 21 February 2021
"Vllaznia nuk mund të japë më shumë, nuk kam shpjegim

"Edhe unë jam i befasuar nga pjesa e parë. Nuk e di se çfarë ndodhi. Skënderbeu ishte shumë agresiv. Ne pjesën e dytë ne reaguam, por nuk kam asnjë shpjegim për pjesën e parë". Një konstatim në të nxehtë i teknikut Thomas Brdaric, që nuk ka fjalë për të treguar performancën e Vllaznisë në pjesën e parë, ku rezultati mund të kishte qenë shumë më i egër se 1-0 me të cilin kuqeblutë shkuan në dhomat e zhveshjes, në ndeshjen kundër Skënderbeut. "Duhet t’i jepnim freski skuadrës pasi ka ngjeshje kalendari. Vendosëm ta ulim Dilaverin në pankinë, për ta çlodhur dhe për të parë të tjerët. Megjithatë një pikë duhet të na kënaqë, pavarësisht se tifozët duan vetëm fitore".

Javët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë për Vllazninë që sheh ti afrohen gjithnjë e më shumë kundërshtarët direktë, që nuk humbasin asnjë shans, duke e ngushtuar difernecën që i ndan nga shkodranët në 5 pikë e me Partizanin që mund të mbërrijë në -4: "Duhet të kuptojmë se kundërshtarët tanë japin më shumë se 100%, ndërsa ne nuk kemi mundësi të rritemi më shumë. Ne jemi në maksimumin tonë. Nuk mund të bëjmë më gabime, në pasimet e topit, aty ku përfitoi edhe Skënderbeu sot" vlerësoi gjermani.

Në fund edhe një konstatim mbi arbitrimin dhe pretendimin për dy episode 11 metërshi: "I kërkova arbitrit të ishte më i vëmendshëm. Në dy raste kisha pretendime për penallti, por ai më tha që nuk ishte dhe ne duhet të luajmë më mirë futboll tani", përfundoi Brdaric.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI