Flash

Video/ Skënderbeu hap kampionatin: Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi në Korçë

Lapsi.al 21 February 2021
Video/ Skënderbeu hap kampionatin: Vllaznia nuk shkon më shumë se

Vllaznia nuk po kalon momentin më të mirë të sezonit dhe kjo ishte e kuptueshme dhe nuk është se duhej pritur ndeshja me Skënderbeun për ta konfirmuar, por në Korcë barazimi 1-1 me bardhekuqtë ka hapur krejtësisht kampionatin, me Teutën e Laçin që janë afruar e me Partizanin që mund të mbërrijë në -4 në rast se fiton kundër Kukësit.

Skuadra e drejtuar nga Brdariç nuk ka shkur më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Skënderbeut të vendit të fundit. Ndoshta mungesat e shumta të shkodranëve e vështirësuan punën e teknikut gjerman, por avantazhi i shpejtë i korçarëve, me supergolin e Duvunës, në minutën e tetë, ia bëri ndeshjen në ngjitje. Vllaznia u mundua të bënte dicka, por në pjesën e para asgjë nga inisiativat kuqeblu nuk arriti të depërtojë murin korcar përpara Dajsinanit.

Skuadra e Memellit ishte e vendosur mirë në fushë edhe në pjesën e dytë të lojës, por u dorëzua në minutën e 58 kur Viktor pengoi brenda zonës Da Silvën, duke shkaktuar një 11 metërsh që Harris Dilaver, e shndërroi në gol. Kuqeblutë insistuan për të gjetur golin e fitores, por Skënderbeu u mbyll prapa, në mbrojtje të një pike kundër kryesuesve, që do ti shërbejë shumë në luftën për mbijetesë.

Skënderbeu, ka barazuar me pikë në renditje Apoloninë e vendit të parafundit, teksa diferenca me Bylisin e vendit të 8-të është thelluar në -2 pikë. Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra shkodrane ka arritur të sigurojë vetëm një fitore, duke lëshuar ndjeshëm terren me ndjekësit, duke e bërë tshmë kampionatin edhe më emocionues.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI