Flash

Video/ Liverpool i Premier nuk i ngjan atij të Champions: Klopp humbet derbin me Everton

Lapsi.al 20 February 2021
Video/ Liverpool i Premier nuk i ngjan atij të Champions: Klopp humbet

Në javën e 25 të Premier League, Everton i Carlo Ancelotti mposhti në shtëpi një Liverpool që në kampionat është krejtësisht në krizë: përfundoi 0-2, me golat e Richarlison dhe Sigurdsson me penallti. Në ndeshjet e tjera, Chelsea barazoi 1-1 me Southampton, duke frenuar pas katër fitoreve radhazi. Saints goditën me Minamino, pastaj Blues gjetën barazimin në penalltinë e Mount. Burnley-West Bromwich Albion përfundoi 0-0.

Edhe derbi i Liverpool u humb. Që është një periudhë shumë e errët për të Reds në Premier League kuptohet menjëherë dhe ishte Richarlison që ia kujtoi të gjithë të pranishëmve dhe jo. Pas vetëm tre minutash, braziliani vendos miqtë përpara, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtjes dhe duke ndëshkuar Alisson. Liverpool u gjend edhe njëherë në nevojën për të rikuperuar, por para dhe pas pushimit ishte Pickford që i bllokoi rrugën Henderson (që doli më pas i dëmtuar) e Salah.

Sidoqoftë, mbrojtja vendase vazhdoi të hasë vështirësi dhe, në fakt, mes dy rasteve ka një gol të anuluar për offside si zakonisht me Richarlison. Në minutën e 38, skuadra e Ancelottit, pavarësisht presionit të Reds, ka një mundësi shumë të qartë për të mbyllur ndeshjen, sepse Alexander-Arnold pengon Calvert-Leëin në zonë. Arbitri akordoi penallti dhe e konfirmon atë edhe pas shqyrtimit të VAR: Sigurdsson thelloi kështu humnerën që e ndan nga kreu në kampionat skuadrën e Klopp, në humbjen e katërt radhazi në Premier League. Everton tashmë është i gjashti në renditje, duke arriturt në klasifikim pikërisht kushërinjtë e tyre me të kuqe.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Southampton 1 - 1 Chelsea

Burnley 0 - 0 West Bromwich Albion

Liverpool 0 - 2 Everton

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI