Flash

"Ibra në Sanremo, po Lukaku?" Përgjigja e Contes është brilante

Lapsi.al 20 February 2021
"Ibra në Sanremo, po Lukaku?" Përgjigja e Contes

Zlatan Ibrahimovic do të jetë prezent në Sanremo. Ndoshta nuk është cështje që i takon fare Antonio Conte, por në prag të derbit të Milanos, ku përplasen dy skuadrat e kreut, ngacmimi i gazetarëve nuk ka munguar në konferencën për shtyp të teknikut të Inter: 'A do ta lejonit Lukakun të shkonte në Sanremo në këtë moment të sezonit?' E përgjigja e Contes është brilante: "Duhet të këndojë nesër në San Siro...".

Tekniku i Inter mundohet të mbajë të qetë skuadrën përpara një ndeshje derbi, që mund të jetë ajo më e rëndësishmja e viteve të fundit: "Eshtë ndryshe në krahasim me vitet e kaluara, sepse i takon kreut të renditjes ku sfidohen dy skuadrat e para. Eshtë një ndjesi e bukur për Milanon kjo që luhet në këtë ndeshje. Derbin duhet ta fitosh për cështje krenarie e klasifikimi" vlerësoi tekniku i Inter.

Natyrisht, parakalimi i zikaltërve në javën e fundit, pas ndalesës së papritur të Milan ka sjellë tjetër atmosferë në kampin e Inter, që mund të jetë një avantazh psikologjik në ndeshjen e të dielës: "Qetësi. Duhet gjithnjë të punojmë me entuziazëm e vendosmëri. Nëse klasifikimi të buzëqesh duhet të kesh akoma më tepër entuziazëm për të bërë mirë".

Ibra në ndeshjet e fundit ka arritur gjithnjë të shkojë në gol kundër Inter dhe ky mund të jetë problemi kryesor për Conte: "Ibra po i jep shumë Milanit. Na ka bërë gol në ndeshjet e mëparshme, por nuk është e thënë që do të bëjë sërisht. Ne duam të fitojmë derbin. Kjo është gjëja më e rëndësishme", përfundoi Conte.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI