Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Gattuso ngre duart lart: "E ku të shkoj me 10 lojtarë me numër?"

Lapsi.al 18 February 2021
Gattuso ngre duart lart: "E ku të shkoj me 10 lojtarë me

Rino Gattuso është i zhgënjyer pas 0-2 në Granada, që gjithashtu largon edhe objektivin Europa League. "Për të rikuperuar në ndeshjen e kthimit duhet të jemi më preciz, duhet rishikuar impakti në 20 minutat e para, por për mënyrën se si luajtëm meritonim më shumë. Kemi nevojë të rikuperojmë energji e lojtarë, ku të shkojmë nëse kemi 10 lojtarë të numëruar? Sonte humbëm edhe Politano, i cili mori një goditje në brinjë dhe nuk mund të merrte frymë. Rezultati është gënjeshtar, edhe pse nuk ka fat apo destin në futboll. Ata u përpoqën të na sulmonin në të majtë dhe paguam shtrenjtë disa mbulime të gabuara. Osimhen? 93 ditë pa luajtur nuk janë pak dhe ai ende nuk është në të mirën e tij, duhet të gjejë shkëlqim për të shprehur lojën e tij ".

"Jemi demoralizuar - shtoi Gattuso - dhe gjithmonë ankohemi, si në rastin e Elmas që gaboi 2-3 herë dhe u depresionua. Shpesh merremi me gabimin, por në futboll pranohet gabimi dhe duhet të dimë si ta kthejmë fletën. Nëse një ekip nuk është mirë fizikisht, nuk e mbyll Granadën në pjesën e dytë në gjysmën e tyre siç bëmë ne. Ne krijuam dhe ky nuk është problemi, me të vërtetë pa zëvendësime mbajtëm mirë. Qaravitjet nuk do të na ndihmojnë për asgjë" përfundoi tekniku i Napolit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI