Flash

Cavani e Manchester akoma bashkë, e konfirmon Solskjaer: “Jemi të lumtur”

Lapsi.al 20 February 2021
Cavani e Manchester akoma bashkë, e konfirmon Solskjaer: “Jemi

E ardhmja e Edinson Cavani duhet të jetë akoma në Manchester. E dëshiron lojtari dhe e konfiormon edhe vetë tekniku i Red Devils Ole-Gunnar Solskjaer: "Mund të them vetëm që Cavani ka bërë mirë, më ka impresionuar. Është përshtatur në mënyrë perfekte në grupin tonë e sigurisht do të ulemi të flasim me të në të ardhmen e afërt. Do të vlerësojmë qëllimet e tij e edhe planet e klubit. Për atë që tregon kontrata e tij jemi vërtetë të lumtur për cfarë është duke bërë në fushë”.

Uruguajani i mbërritur në Old Trafford me parametër zero, pas përfundimit të kontratës me PSG, ka shënuar 6 gola në 17 ndeshje në Premier League, të cilave i ka shtuar edhe 2 asist. Një mesatare që tregon se Cavani shënon cdo 141 minuta, nga 843 që ka qenë prezent në fushë sulmuesi. Shifra që e kanë bindur United dhe teknikun se, pavarësisht 34 vjecëve, uruguajani mund të jetë akoma i vlefshëm e të luajë në nivele të larta.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI