Flash

Tirana përballë 'tmerrit': askush nuk e ka mposhtur vitin e fundit sa Teuta

Lapsi.al 20 February 2021
Tirana përballë 'tmerrit': askush nuk e ka mposhtur vitin e

Tirana duhet të ngrihet në këmbë, pas humbjes me Kukësin, mes shumë problemesh formacioni e jo vetëm. Bardheblutë duhet të bëjnë pa teknikun Orges Shehin të izoluar me Covid ashtu si Najdovski e Torassa, të cilët gjithësesi nuk do të mund të merrnin pjesë në ndeshje, maqedonasi i skualifikuar e argjentinasi i dëmtuar. Sikur të mos mjaftojë përballë do të jetë kundërshtari që në harkun e një viti i ka mundur më shumë se kushdo tjetër.

Teuta nuk njeh humbje përballë tyre prej 7 ndeshjesh: 6 fitore dhe një barazim. Nga viti 2020 e deri më sot, Tirana ka fituar vetëm një ndeshje kundër dursakëve, e fundit në 2 shkurt 2020, kur fitorja vinte nga golat e Ngos dhe Torassas që bënë të pavlefshëm realizimin e L.Vilës. Martini kërkon të mbajë trendin ende, si mënyra e vetme për të sulmuar kreun. Ajo që shqetëson teknikun është mungesa e Sebino Plakut dhe Iran Jr, që vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Lajmi i mirë është rikthimi në dispozicion i mbrojtësit Rustem Hoxha, që pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë, duke u vënë krah Kuros, Arapit e Todorvskit, gjithnjë duke u bazuar tek dy stervitjet e fundit. Tekniku nuk ka ndërmend të ndryshojë formacionin fitues kundër Skënderbeut, me Aleksin e Avdylin përpara mbrojtjes e treshen E.Vila, Bregu e L.Vila në mbështetje të Krasniqit, sulmues i vetëm.

Tek Tirana kanë një ndryshim kursi, me Shehin që ka vendosur të kthehet në 4-3-3 me tre mesfushorë fizikë në qendër të fushës. Nëse në portë Bekaj mbrohet nga Toshevski, Hoxhallari, Behiratçe (debutim nga minuta e parë) e Ismajlgeci, mesfusha do të formohet me tre shkatërrues: Toli, Batha dhe Çelhaka. Sulmi nuk ka diskutime: Kale, Muçi e Seferi.

Këtë vit Tirana ka 26 pikë, duke qenë shumë poshtë në klasifikim, por vetëm shtatë pikë larg Europës dhe Teutës dhe për këtë qëllim e ka për detyrë të fitojë ndaj durrsakëve. Nëse dështon, u largohet dy vendeve të Europës, ndërsa në Kupë këtë sezon është eliminuar që në turin e dytë. Por edhe pse situata është krejt tjetër në kampin durrsak, janë ata që befasojnë me vendimin për të anulluar konferencën për shtyp që ishte programuar dje për në orën 14.00. Një vendim i cuditshëm i klubit, për më tepër kur bregdetarët vijnë nga dy suksese radhazi dhe janë vetëm një pikë larg Partizanit të vendit të dytë. Ndoshta për të mbajtur larg presionin, apo për të ruajtur fshehtësinë e kartave në duart e Martinit, por përpara Tiranës gjithcka është në heshtje në kampin durrsak.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI