Flash

Uefa vendos për anullimin e një kompeticioni: shkaku kufizimet nga pandemia

Lapsi.al 18 February 2021
Uefa vendos për anullimin e një kompeticioni: shkaku kufizimet nga
Edicioni 2020/21 i UEFA Youth League nuk do të zhvillohet për shkak të kufizimeve të reja të vendosura nga pandemia e Covid-19. Kjo u njoftua nga UEFA, që zyrtarizoi kështu vendimin për anulimin e kompeticionit për këtë vit. Turneu europian dedikuar talenteve të akademive të klubeve më të rëndësishme në kontinent duhej të fillonte në fundjavën e parë të marsit, por situata i detyroi organizatorët të bënin një hap prapa për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve. "Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të anulojë edicionin 2020/21 të UEFA Youth League për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në zhvillimin e kompeticionit", thuhet në njoftimin për shtyp të UEFA. Për të kufizuar rreziqet, në një moment të parë u bë një ndryshim në rregullore, duke kapërcyer fazën e grupeve dhe duke filluar menjëherë me fazat me eleminim, në ndeshje unike. Masat e reja të vendosura kohët e fundit nga autoritetet shëndetësore dhe afatet shumë të ngushta, megjithatë, kanë ndërlikuar programet e UEFA-s, duke hedhur në erë gjithçka.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI