Flash

Video/ Nuk i dha penalltinë në aksionin e fundit Juventusit, ja shpjegimi absurd i arbitrit: "Na tha se ndeshja kishte mbaruar"

Lapsi.al 18 February 2021
Video/ Nuk i dha penalltinë në aksionin e fundit Juventusit, ja
Ajo në Do Dragao ishte një humbje e keqe për Juventusin, por një episod në minutën e 94-të mund të kishte ndryshuar pothuajse gjithçka: nëse jo në vlerësime, të paktën në rezultat. Cristiano Ronaldo mori topin në zonë, provoi një driblim dhe, ndërsa përpiqej të kthehet te topi, rrëzohet nga Zaidu. Për Carlos del Cerro Grande nuk është penallti, arbitri spanjoll nuk shkoi as për të shqyrtuar episodin në VAR dhe fishkëlleu fundin e ndeshjes. Protesta të mëdha të Juventusit, veçanërisht ato të CR7 i cili mbeti në tokë me krahët e ngritur në drejtim të arbitrit të ndeshjes, një situatë që meritonte tjetër analizë sipas Pirlo: "Më duket se është një penallti e qartë, është një episod që peshon". Trajneri bardhezi gjithashtu edhe shpjegimin absurd të Cerro Grande, në lidhje me zgjedhjen e tij: "Ai na dha një shpjegim të tijin: ai tha që ndeshja kishte mbaruar dhe nuk kishte nevojë për të rishikuar episodin në VAR. Një gjë e çuditshme, qoftë edhe pse ndeshja ka mbaruar, duhet patur guximin për të parë monitorin".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI