Flash

Guardiola jep alarmin Covid: "Rrezikohet rritja e infektimeve me pauzën e kombëtareve"

Lapsi.al 18 February 2021
Guardiola jep alarmin Covid: "Rrezikohet rritja e infektimeve me

Pep Guardiola ka vënë alarmin, duke folur për rastet e Covid në Angli dhe duke iu referuar rrezikut që pushimi për impenjimet e kombëtareve, marsin e ardhshëm, mund ta vërë Premier League në rrezik, duke çuar në një rritje të numrit të infeksioneve. Një apel që, megjithatë, mund të shtrihet edhe në pjesën tjetër të Evropës dhe që, sipas të gjitha gjasave, mendohet njësoj edhe nga kolegët e teknikut të City dhe shumica dërrmuese e tifozëve. Shqetësimi i Guardiolas erdhi në një periudhë në të cilën City, Newcastle, Fulham dhe Aston Villa u detyruan të anulonin disa ndeshje dhe të mbyllnin qendrat e tyre stërvitore pas një vale testimesh pozitive, të cilat madje ngritën shqetësime se sezoni duhet të pezullohej. Për të thënë të vërtetën, situata është lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme që nga ajo kohë, me shifrat e fundit të Premier League të publikuara në 14 shkurt, që kanë zbuluar vetëm dy tampone pozitive ndër 2,915 lojtarëve të klubeve dhe stafeve teknike gjatë shtatë ditëve të mëparshme.

Guardiola, megjithatë, nënvizoi se si garat ndërkombëtare muajin e ardhshëm, falë përhapjes së varianteve të reja të virusit, mund të përbëjnë një rrezik serioz. Kualifikueset e Kupës së Botës do të zhvillohen në Amerikën e Jugut, Azi, Amerikën Veriore dhe Qendrore dhe Evropë, ndërsa në Afrikë janë organizuar ndeshjet përmbyllëse të raundeve kualifikuese të Kupës së Kombeve.

"Premier League duhet të shqetësohet për këtë - tha Guardiola - mënyra e vetme për t'u mbrojtur nga ky virus është të qëndrosh në shtëpi dhe të shoqërohesh në distancë. Asnjë kontakt, asnjë udhëtim, asnjë lëvizje. Lojtarët tani po shkojnë me kombëtaren e tyre dhe është e vështirë më pas të bëhen kontrolle. Pra, për fat të keq, diçka do të ndodhë. Do të doja të thosha se nuk do të ndodhë, por nga përvoja ka qenë kështu. Nëse lëviz, rrezikon të infektohesh".

Numri i testeve pozitive të gjetura mes pauzave ndërkombëtare në tetor dhe nëntor ishte në të vërtetë më pak se ato të javës që i paraprinte pushimit të parë. Sidoqoftë, numrat filluan të rriteshin pas ndërprerjes së nëntorit, duke shkuar nga 10 në 14 para se të arrinin kulmin me 36 në periudhën nga 4 deri në 10 janar, në periudhën kur Aston Villa dhe Fulham u goditën veçanërisht rëndë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI