Flash

Superiore/ Teuta e Laçi nisin sulmin drejt kreut: ndër pretendentët vetëm Laçi ka një avantazh

Lapsi.al 20 February 2021
Superiore/ Teuta e Laçi nisin sulmin drejt kreut: ndër

Vllaznia solide, Partizani i pathyeshëm, Laci agresiv dhe Teuta ikuperuese: të gjitha këto duhet të provohen në javën e 20 të Superiores ku, në fakt, vrapimi për kreun nis në transfertë për pretendentët për titull, edhe pse duket se sfidat më të vështira janë rezervuar për Partizanin e Teutën.

Nuk është se duhet të qendrojë e qetë Vllaznia, që për të mbajtur 6 pikët e diferencës me ndjekësit, duhet të shkojë të fitojë në Korcë përballë Skënderbeut. Korçarët e Memellit, në zonën e rënies nga kategoria me 12 pikë, kanë nevojë për pikë për ta dalë nga situate, por duhet të bëjnë llogaritë me një formacion, që edhe pas humbjes me Lacin reagoi duke fituar përballë Apolonisë, që në renditje ka një pikë më shumë se bardhekuqtë.

Partizani nuk ka luksin të mendojë cdo të ndodhë në Korcë, sepse përballë do të ketë një rival, që pasi mundi Tiranën kërkon ta bëjë edhe me skuadrën tjetër të kryeqytetit për tu afruar me zonën europiane. Daja ka sigurinë e pathyeshmërisë në 2021 dhe e ka të qartë se kjo fitore mund të ketë shumë peshë në ndjekjen e kreut, me shkodranët që i mbarojnë këtu ndeshjet e lehta, të paktën në letër.

E thirrur në cështje për një transfertë delicate është edhe Teuta, që me Tiranën, pavarësisht gjithckaje nuk mund ta quajë një ndeshje radhe. Durrësakët e kanë gjetur marshin e duhur për tu ngjitur lart dhe golat ndonëse me vështirësi kanë filluar të vijnë. Tani Bregu e të tjerët duan provën e zjarrit me kampionët në fuqi që nën shqetësimin e Covid, i fundit Najdovski, do të bëjnë përpjekje të ngrihen, duke nisur nga reagimi pas pësimit të golit kuksian.

I vetmi që luan në shtëpi nga kryesuesit është Laci, që shpreson të rikuperojë pikë e pozicione nga përplasjet delicate të kundërshtarëve. Natyrisht kurbinasit duhet më parë të mundin Kastriotin e duhet ta bëjnë pa Nwabueze të dënuar 10 javë nga Komisioni i Disiplinës. Duro megjithatë mund të besojë tek Harmon dhe një skuadër që ka thyer cdo rival direct, por ndoshta kjo është pika që duhet ta shqetësojë me krutanët, me të vegjlit ka lënë gjithnjë pikë.

Në zonën e ftohtë luajnë shumë Apolonia e Bylis, një derbi mbijetese, mes formacioneve që ndahen nga një pikë e që kanë target playoutin.

SUPERIORE – JAVA E 20

20/02/21

Tirana          13 : 00 Teuta

Laçi               13 : 00 Kastrioti

Apolonia      13 : 00 Bylis

21/02/21

Skënderbeu 13 : 00 Vllaznia

Kukësi          16 : 00 Partizani

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI