Flash

Video/ Zvezda trishton Milan në shtesë: dominojnë të mëdhatë, spektakël në Young Boys-Leverkusen

Lapsi.al 18 February 2021
Video/ Zvezda trishton Milan në shtesë: dominojnë të

Janë mbyllur nëntë ndeshjet e para të 1/16 të Europa League dhe menjëherë të mëdhatë janë imponuar, jo pa ndonjë befasi, si ajo që mori Milan nga një Crvena Zvezda me 10 lojtarë në minutën e tretë shtesë. United, Tottenham, Roma, Olympiacos e Dinamo Zagreb nuk zhgënjejnë. Ai që e bën është Leverkusen në një ndeshje të pabesueshme në Zvicër kundër Young Boys.

Përfundon 2-2 sfida e Beogradit mes Milan e Crvena Zvezda, me serbët që arritën barazimin pikërisht në shtesë kur luanin me një lojtar më pak. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, por e zhbllokuan vetëm në fund të saj falë një autogoli të Pankov (42'). Në pjesën e dytë të besuarit e Stankovic gjetën menjëherë barazimin me penalltinë e shndërruar në gol nga Kanga (52'), që u fshi nga një tjetër penallti, këtë herë për Milan, transformuar nga Theo Hernandez (61'). Në të 93' vjen edhe goli-surprizë nga i sapofuturi Pavkov në zhvillimet e një goditje këndi.

Fiton pa probleme edhe Roma, që imponohet 2-0 në transfertë me Braga (me 10 lojtarë për më shumë se gjysëm ore). Mendoi Edin Dzeko, i kthyer titullar pas grindjes me teknikun Fonseca, të thjeshtonte historinë duke shënuar pas pesë minutash në asistin e Spinazzolas. Verdhekuqtë lejojnë shumë pak mundësi kundërshtarit e në fund Borja Mayoral vulosi ndeshjen, duke hipotekuar kualifikimin.

Fitojnë gjithashtu Manchester United që shpartalloi baskët e Sociedad 0-4 duke u kthyer në Angli bashkë me kualifikimin e arritur në vetëm 90 minuta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Tottenham që mposht 1-4 Wolfsberger. Ndër anglezët më vështirë e pati Leicester që gjithësei kthehet nga Praga me një rezultat jo të keq, vetëm 0-0 me Slavian.

Ndeshja më spektakolare ka qenë ajo në Zvicër mes Young Boys e Leverkusen, ku ndodhi pothuaj gjithcka. Zviceranët ishin impresionues në pjesën e parë kur shënuan tre herë, duke bërë që të mendohej një kualifikim i arritur pas golave të Fassnacht, Siebatcheu dhe Elias, por në të dytën gjermanët u kthyen me dygolëshin e Schick dhe Diaby duke barazuar rezultatin. Atëherë kur u duk një ekuilibër i pandryshuar, në minutën e 89 Siebatcheu vendosi ndeshjen, që i jep një avantazh Young Boys për ndeshjen e kthimit, por aspak siguri.

EUROPA LEAGUE - ROUND OF 32

Dynamo Kyiv 1 - 1 Club Brugge

FC Krasnodar 2 - 3 Dinamo Zagreb

FK Crvena Zvezda 2 - 2 AC Milan

Olympiacos 4 - 2 PSV Eindhoven

Real Sociedad 0 - 4 Manchester United

SC Braga 0 - 2 Roma

Slavia Prague 0 - 0 Leicester City

Wolfsberger AC 1 - 4 Tottenham Hotspur

Young Boys 4 - 3 Bayer Leverkusen

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI