Flash

Video/ Teuta bën mrekullinë e tetë me Tiranën: Laçi e Bylis bëjnë detyrën

Lapsi.al 20 February 2021
Video/ Teuta bën mrekullinë e tetë me Tiranën: Laçi e

Tre rezultate të njëjta 1-0 me dy fitore në transfertë e vetëm një vendase. Kjo është ajo që solli dita e parë e javës së 20 të Superiores. Teuta nuk i zhgënjeu pritshmëritë, statistikat dhe ambicjen për titull, duke rrëmbyer një fitore 0-1 në Selman Stërmasi, që i bën presion ashpër mbi kreun e klasifikimit. Nuk ndalet Laci, që me suksesin 1-0 kundër Kastrioti e con serinë e fitoreve radhazi në pesë. Skuadra e Duros merr një tjetër rezultat të rëndësishëm që e projekton gjithnjë e më tepër një pretendent të fortë në luftën për titull, duke përfituar edhe nga qetësia që kanë krutanët në renditje. Ndërsa derbin për mbijetesë e fiton Bylis, që me suksesin në Loni Papuciu shkon në zonën playout, duke e lënë pas vetes Apoloninë.

Fitorja e tretë radhazi e Martinit, që pathyeshmërinë me Tiranën e con në tetë takime, duke e shndërruar formacionin kampion në viktimën e preferuar në vitin e fundit. Vendosi ndeshjen në minutën e 21 Lorenco Vila, në një kombinim brilant me Bregun, duke mposhtur Bekajn e duke i dhënë vlerë një performance të rëndësishme të skuadrës së Martinit, që mund të kishte patur rezultat më të thellë, shoqëruar me 36 pikët me të cilat kërcënon Partizanin e Vllazninë.

Bardhezinjtë i besuan këmbëve të Lushkjas, vecanërisht i inspiruar e nga këmbët e të cilit kalonin të gjithë aksionet më të rëndësishme të kurbinasve. Mesfushori zgjidhi takimin në minutën e 32 me një goditje të fuqishme, duke shtangur Hidin në portë. Nuk ishte ndeshja më e mirë e Kastriotit, që vinte nga humbja me Partizanin, por sic duket komoditeti që dikton renditja e ka bërë që skuadra e Ndreut të humbasë dicka në agresivitetin që e karakterizon. Fiton dhe shkon në 36 pikë Laci, që prêt tashmë vetëm ndonjë gabim të rivalëve për tu afruar edhe më shumë me vendin e parë.

Fiton 0-1 në Fier Bylis, që nuk vinte nga gjashtë humbje radhazi, por merr suksesin në momentin e duhur, duke kaluar në renditje Apoloninë dhe duke marrë tashmë në zotërim zonën playout të renditjes. Antoni Beji i dha fitoren Bylisin në derbi! Skuadra ballshiote e drejtuar nga trajneri Dovedan, arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar në minutën e 80-të.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI