Flash

Video/ Barcelona nën shok: Cadiz i merr pikë në minutën e 89

Lapsi.al 21 February 2021
Video/ Barcelona nën shok: Cadiz i merr pikë në minutën e 89

Në javën e 24 të La Liga, Barcelona humbi një mundësi flagrante për të qëndruar në gjurmët e skuadrave të Madridit dhe bëri një barazim 1-1 në shtëpi kundër Cadiz, në një ndeshje të dominuar për 95 minuta. Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 32-të me Messi nga pika e bardhë e penalltisë, më pas mbajtën topin më kot, pa u shtyrë dhe pësuan në fund një barazim befasues. Pikërisht në minutën e 89’ Alex Fernandez transformoi një penallti të akorduar për një faull të Lenglet.

Makthi i Mbappé dukej se ishte harruar, me një kundërshtar në kampionat që nuk dukej i parezistueshëm për Barcelonën. E akoma një hap flas. Kundër Cadiz, ekipi i Koeman padyshim që filloi duke u munduar të marrë avantazhin, përballë një kundërshtari që u mundua të mbyllet sa më mirë të mundej. Në fakt, e bënë, por deri në momentin kur verdheblutë u futën vetë në telashe: presingu katalanas mbajti përpara Jordi Alba, i cili ndërpreu një top në hyrje të zonës dhe Pedri ishte më i shpejti për ta arritur, ndërsa pësoi ndërhyrjen e gabuar të mbrojtësve. Messi mposhti Ledesman nga pika e bardhë dhe i hapi rrugën katalanasve. Vetëm se Cadiz reagoi menjëherë dhe trembi seriozisht ter Stegen, përpara se de Jong dhe Pedrit ti anuloheshin dy gola për pozicion ajshtë loje.

Pjesa e dytë është padyshim më e qetë, me Blaugranat që hipnotizojnë kundërshtarët me zotërimin e zakonshëm monstruoz të topit, duke kërkuar me drojë dyfishimin me disa depërtime të Dembelé, disa lëvizje brilante të Messi dhe një tentativë të Puig. Sidoqoftë Barca nuk tremb dhe 2' nga fundi Lenglet, në përpjekje të largojë topin goditi Sobrinon, duke shkaktuar penallti. Alex Fernandez zhvendos ter Stegen dhe Barcelona humbi mundësinë për të marrë fitoren e tetë radhazi në kampionat: Atlético Madrid tani është në +8.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI