Flash

Falë Anglisë, Euro2020 nuk do të jetë i gjithi me dyer të mbyllura: fiksohet data e kthimit të tifozëve

Lapsi.al 23 February 2021
Falë Anglisë, Euro2020 nuk do të jetë i gjithi me dyer

Tifozët anglezë do të jenë të parët në Europë që do të kthehen të shohin drejtpërdrejt në stadium ndeshjet e ekipit të tyre të preferuar. "Kthesat e stadiumeve tona sportive do të kthehen të zhurmojnë edhe një herë", njoftoi Kryeministri Boris Johnson me rastin e prezantimit në Dhomën e Komunave të rrugës që duhet përshkuar për tu kthyer gradualisht në normalitet (një plan që përfshin katër faza, të bëra të mundshme nga plani i vaksinimit anti-covid që nisi më 8 dhjetor 2020 dhe që tashmë ka tejkaluar 17.5 milion doza). Duke filluar nga 17 maji i ardhshëm, Premier League dhe stadiumet e kampionateve të tjera do të presin përsëri publikun, megjithëse me disa kufizime.

Në stadiumet më të mëdha, të tilla si Ëembley dhe ato të klubeve elitare në Premier League, do të pranohen deri në 10,000 njerëz ose 25% të kapacitetit, në varësi të objektit. Rihapja nuk do të ketë të bëjë me finalen e FA Cup - që do të luhet më 15 maj - ndërsa mund të përfshijë, përveç kampionateve të futbollit, edhe ngjarje të mëdha të verës angleze si Ëimbledon, Royal Ascot dhe Botërori i Rugby.

Dhe, sigurisht, rihapja do të kishte gjithashtu pasoja të rëndësishme edhe mbi Kampionatin Evropian (shtatë ndeshje janë planifikuar në Wembley: tre në fazën e grupeve, një për 1/8, dy gjysmëfinalet dhe finalja). Sipas The Sun, mund të jetë gjithashtu mundësinë e finales së korrikut me stadiumin plot. Në fakt, në planet qeveritare në shqyrtim, një rihapje totale për tifozët supozohet nga mesi i qershorit. Deri në atë datë, e gjithë popullata e rritur duhet të vaksinohet dhe një përqindje e mirë do të ketë marrë edhe dozën e dytë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI