Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

“Vetëm 10 klube në botë mund ta blejnë Haaland, nuk jam një parazit”: Raiola ndez merkaton

Lapsi.al 24 February 2021
“Vetëm 10 klube në botë mund ta blejnë Haaland, nuk

"Maksimumi 10 klube mund ti lejojnë vetes të blejnë Haaland dhe t'i japin atij skenën që meriton pasi ka qenë në Dortmund ... dhe katër nga ato klube janë në Angli". Kjo është deklarata e Mino Raiolas, kur është pyetur për klientin e tij Erling Haaland, super-ylli i ri i futbollit botëror. "Është e qartë se të gjithë e shikojnë Erling si një nga ata yje të rinj të mundshëm të ardhshëm, sepse është e vështirë të bësh atë që ai bën në moshën e tij dhe në atë nivel", shtoi ai duke folur për BBC. "Ai do të jetë një nga yjet e dekadës së ardhshme sepse ne shohim që njerëz si Ibrahimovic, Ronaldo dhe Messi po arrijnë një moshë ku të gjithë po pyesin: 'Deri kur mund t'i shijojmë akoma?' Kështu që të gjithë shikojnë brezin e ri”, shpjegoi Raiola.

"Unë nuk mendoj se ka një drejtor sportiv ose një trajner në botë që do të thoshte 'nuk jam i interesuar'. Do të ishte si të thuash: 'A ka ndonjë ekip të Formula 1 që nuk do të ishte i interesuar të kishte Leëis Hamilton?'" vazhdoi Raiola.

Menaxheri italo-holandez pastaj foli për një tjetër klient të tij më të famshëm, Zlatan Ibrahimovic: "Si mund të gjykoni nëse unë kam qenë një menaxher i mirë për Ibrahimoviç? I vetmi që mund të gjykojë është vetë Ibra. Lojtarët e mi nuk më quajnë një parazit dhe unë për këtë punoj. Më intereson vetëm si më quajnë lojtarët e mi", u përgjigj Riola në një pyetje në lidhje me faktin se shumë e konsiderojnë atë një shtrydhës parash për klubet.

Raiola shkaktoi një trazirë në dhjetor kur, pak para një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve për Manchester United, sugjeroi që koha e Paul Pogba në Old Trafford mund të ketë mbaruar: "Unë sapo shpreha një mendim, nuk doja të krijoja probleme", sqaroi Raiola. "Nuk mendoj se destabilizoi askënd, sepse ata kishin bërë një rrugë fantastike dhe madje ishin të parët, për një kohë, në kampionat," përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI