Flash

Në Romë nuk e duan, por në Madrid po: Fonseca projektohet pasuesi i Zidane

Lapsi.al 24 February 2021
Në Romë nuk e duan, por në Madrid po: Fonseca projektohet pasuesi

Pavarësisht vendit të katërt në renditje dhe një qasje shumë e afërt në 1/8 e Europa League, Paulo Fonseca është larg nga të qenit i sigurt për një të ardhme në krye të Romës. Stuhia pas eleminimit nga Kupa e Italisë, çështja Dzeko dhe disa keqkuptime me grupin dhe drejtuesit, sugjerojnë se e ardhmja e tij është larg Italisë, edhe për shkak se shoqëria verdhekuqe duket e gatshme të përqendrohet te Allegri për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Juventusit ka qenë gjithashtu në orbitën Real Madrid që tani, në një qarkullim kompleks pankinash, po konsideron seriozisht opsionin Fonseca për post-Zidane. Blanco i pëlqen stili, qetësia por mbi të gjitha cilësia e lojës së portugezit, e vlerësuar që kur ishte në krye të Shakthar Donetsk. Por nuk është vetëm Real. Edhe Benfica po mendon ta kthejë në vendlindje. Kthimi i Jorge Jesus në stol nuk çoi në rezultatet e pritura dhe shkarkimi duket gjithnjë e më i mundshëm. Synimi do të ishte të vazhdonin me një trajner provizor deri në qershor dhe më pas të përqendrohen për të marrë Fonseca. Gjithnjë nëse e lejon Real...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI