Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Video/ Tottenham i pari i kualifikuar në 1/8 e Europa League: poker edhe në kthim

Lapsi.al 24 February 2021
Video/ Tottenham i pari i kualifikuar në 1/8 e Europa League: poker edhe

Pas 4-1 të fiksuar në tokën austriake, Tottenham përfundimisht arkivon Wolfsberger dhe fluturon në raundin e 1/8 të Europa League. Në New White Hart Lane përfundoi 4-0 për njerëzit e Mourinhos, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 11 me një goditje fantastike me rovjeshatë nga Dele Alli. Në minutën e 50-të, Carlos Vinicius dyfishoi me kokë, në sugjerimin e autorit të golit të parë; Bale nënshkruan trisin e Vinicius me dygolëshin personal, nënshkruan pokerin.

Tottenham nuk pati asnjë problem për të hequr qafe Wolfsberger edhe në kthimin e 1/16 të Europa League me një tjetër poker. As 11 minuta lojë nuk kaluan përpara se Spurs të zhbllokonin situatën në New White Hart Lane: pas një aksioni këmbëngulës, Doherty krosoi për Dele Alli, i cili kontrolloi topin dhe, me shpinë nga porta, shënoi me një rovjeshatë të jashtëzakonshme që përfundoi ngjitur me shtyllën, absolutisht e pandalshme për Kuttin.

Skuadra e stërvitur nga Mourinho shtypi edhe një herë (edhe pse në mënyrë të butë) pedalin e gazit dhe dyfishoi në fillim të pjesës së dytë: krosim nga e majta i Dele Alli dhe një goditje me kokë nga Vinicius në shtyllën e afërt. Sidoqoftë, trisi i Spurs arriti në minutën e 73, kur Bale ktheu, një tjetër asist të Dele Alli, në një gol me topin që kaloi në kryqëzimin shtyllave. Me 7 minuta nga fundi, dygolëshi i Vinicius përcaktoi 4-0 përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI