Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

"Është me fat që është gjallë": Tiger Woods aksidentohet rëndë, Obama i jep kurajë

Lapsi.al 24 February 2021
"Është me fat që është gjallë": Tiger
Fraktura në tibian dhe fibulën e këmbës së djathtë, një pllakë metalike në tibia, vidë dhe kunja në kavilje: këto janë pasojat e aksidentit në të cilin Tiger Woods u përfshi një ditë më parë. Sipas autoriteteve të Los Anxhelos, golfisti nuk është në rrezik për jetën, por "ai ishte me shumë fat që mbijetoi" ndaj aksidentit të pësuar me makinën e tij në një rrugë në periferi të qytetit, tha sherifi që foli në vendin e përplasjes. AKSIDENTI - Woods ishte në rrugën e tij për në redaksinë e një TV për një takim, kur makina e tij u përplas me ndarës trafiku, u përmbys dhe përfundoi pranë një rruge të pjerrët. Ish-kampioni u nxorr nga xhami i përparmë. Fondacioni Woods tha se Tiger është i vetëdijshëm dhe reaktiv pas operacionit. Dr Anish Mahajan, mjeku kryesor i Qendrës Mjekësore Harbour-Ucla tha se Woods ka copëtuar kockat e tibias dhe fibulës në këmbën e tij të djathtë. Lëndime të tjera në kockat e këmbës dhe kaviljes kërkonin vida dhe kunja, tha Mahajan në një deklaratë të lëshuar në llogarinë e Woods në Twitter mbrëmjen e së martës vonë. PUSHIMET — Tiger ishte duke pritur të kthehej në stërvitje pas operacionit të tij të fundit Në shpinë më 23 dhjetor. Ai për herë të fundit luajti më 20 dhjetor në kampionatin PNC në Orlando, Florida me djalin e tij 12-vjeçar, Charlie. Woods gjithashtu ka një vajzë 13-vjeçare, Samantha. PRECEDENTËT — Kjo është hera e tretë që Tiger Woods është viktimë e aksidenteve rrugore. Më e njohura ndodhi në agimin e Ditës së Falenderimeve në 2009, kur u përplas me një pemë. Në maj 2017, policia e Floridas e gjeti atë në gjumë pas timonit të një makine të dëmtuar të parkuar në anë të rrugës. Ai u arrestua me akuzat e drejtimit në gjendje të dehur, por më vonë u shfajësua sepse ai provoi se ishte një reagim i papritur ndaj ilaçeve të dhimbjes së shpinës. Ëoods më vonë u deklarua fajtor për drejtim të pakujdesshëm dhe u kthye në një klinikë për ndihmë me varësinë nga ilacet dhe çrregullimet e gjumit. OBAMA — "Kurrë mos e quani të mbaruar Tiger!" shkroi Barack Obama, ish-presidenti i SHBA, në Tëitter, pasi e quajti Woods "më i madhi i të gjitha kohërave në golf", e i uroi "një shërim të shpejtë". Të shumtë janë VIP-as që i kanë shkruar golfistit: Jack Nicklaus dhe Michael Jordan, Mike Tyson dhe Donald Trump, që ka luajtur golf me Woods dhe i dha atij Medaljen Presidenciale të Lirisë në 2019. Lajmi ka tronditur turneun që po zhvillohet në Florida, ku Woods mund të kishte luajtur. "Sa keq," tha Justin Thomas, numri 3 në botë dhe një nga lojtarët e cirkuitit më afër Tiger. “Më dhemb kur shikon një nga miqtë e mi më të ngushtë të pësojë aksident. Shpresoj vetëm të jetë mirë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI