Flash

Plani i Perez e 15 rebelet e SuperLigës: Fifa kërcënon klubet më të mëdha të kontinentit

Lapsi.al 23 January 2021
Plani i Perez e 15 rebelet e SuperLigës: Fifa kërcënon klubet

Sapo u zbulua plani i Florentino Perez (në sajë të The Times), ka ardhur i menjëhershëm paralajmërimi i hidhur i Gianni Infantino: Fifa, siç e bëri të qartë në njoftimin për shtyp të lëshuar dje, doli në krah të gjashtë konfederatave kontinentale dhe tha se ishte kundër në projektin SuperLega. Klubet dhe lojtarët nëse do të marrin pjesë ndonjëherë në këtë turne, do të përjashtohen nga çdo kompeticion zyrtar, nga Kupat e deri tek Botërori. Një "paralajmërim" drejtuar kryesisht presidentit të Real Madrid por në radhë të dytë edhe të gjithë klubeve të tjerë që do të ishin pjesë e projektit të tij.

Siç raportohet sot nga La Repubblica, projekti i Florentino Perez ka si model Euroleagën e basketbollit: 5 ekipe të kualifikuara në fushë dhe 15 themelues të regjistruar me të drejtë, me një arkëtim të garantuar prej 350 milionë për secilin klub të përzgjedhur. Por cilët janë këta 15 të “zgjedhur”? Epo, këta janë gjashtë anglezë (United, Liverpool, City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham), tre spanjollë (Real, Barcelona dhe Atletico Madrid), tre italianë (Milan, Juventus dhe Inter), dy gjermanë (Bayern dhe Dortmund), një francez (Psg) Ndeshjet do të ishin në mesjavë, me dy grupe me nga 10, 4 ekipet e para në playoff, dhe 5 të parat në Kupën e Botës për Klube FIFA (për 2 vendet e mbetura, do të bëhej play-off mes të gjashtës dhe të shtatës).

"Të dhënat - shkruan La Repubblica - tregojnë se e kishin të sigurtë mbështetjen e Zyrihut (Fifa-s)". Sidoqoftë, realiteti doli të ishte shumë i ndryshëm: por përplasja duket se është vetëm në fazat e para.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI