Flash

Eriksen kthim në Premier League: Rodgers e pret në... Leicester

Lapsi.al 23 January 2021
Eriksen kthim në Premier League: Rodgers e pret në... Leicester

Premier League duket se është përsëri në fatin e Christian Eriksen. Mund të jetë Leicester e ardhmja e mesfushorit danez të Interit, i cili kurrë nuk hyri vërtetë në planet e shoqërisë dhe mbi të gjitha trajnerit Conte. Mes shumë thashethemeve të merkatos është edhe ajo që lidhet me Leicester që është në kërkim të një lojtari me cilësi. Trajneri i Foxes Brendan Rodgers ishte ai që dha disa detaje mbi këtë temë gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e ndeshjes kundër Brentford në FA Cup.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të shtypit, Rodgers ka dashur të japë sinjale në lidhje me Eriksen: “A po kërkojmë lojtarë të kalibrit si Eriksen? Unë jam gjithmonë optimist. Ka disa lojtarë që janë shumë të shtrenjtë, por nëse ekziston mundësia të përfshijmë një lojtar që mund të na ndihmojë, unë do të jem i lumtur. Patjetër që po kërkojmë një mesfushor me karakteristika sulmuese. Ne kemi shumë lojtarë më shumë mbrojtës, por nuk mund të shkojmë përtej standardeve tona të merkatos".

Me pak fjalë, dyer të hapura për çdo hipotezë. Topi kalon tani tek lojtari dhe tek dy klubet. Trajneri ishte i qartë: do të ishte i lumtur ta mirëpriste danezin përsëri në Premier League ...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI