Flash

Gafa e zëvendësimeve, stuhi tek Roma: shkarkohen Gombar e Zubiria, por momentin shpëton Fonseca

Lapsi.al 21 January 2021
Gafa e zëvendësimeve, stuhi tek Roma: shkarkohen Gombar e Zubiria, por

Nuk do të ketë asnjë grumbullim tani për tani, Roma shkon përpara me Paulo Fonsecan. Kjo është ajo që filtron, tani për tani, nga një Trigoria e blinduar. Tani për tani, sepse Friedkin është zemëruar jo aq nga vetë eleminimi, sa nga menaxhimi i dobët i gjithë mbrëmjes së Kupës së Italisë, duke filluar me atë video që u bë virale e Pellegrinit dhe më pas Fonseca në momentin e gabimit në zëvendësimin që bëri xhiron e Europës. Një imazh, në një kohë kur Roma duhet të rrisë të ardhurat, që sigurisht nuk është i mirë për klubin dhe markën dhe kjo i ka tërbuar presidentin dhe djalin e tij. Për momentin, ai që e pagoi rëndë ishte Gianluca Gombar, menaxheri i ekipit të klubit, që u shkarkua nga detyra. E njëjta gjë i ndodhi edhe Manolo Zubiria, Global Sport Officer, që është liruar nga detyra. Duket se në skuadrën e parë do të mbërrijë Valerio Cardini, menaxher i ekipit të të rinjve.

Skuadra, ndërkohë, u kthye në shtëpi pas një ore trajnimi pasdite. Të shtunën, përsëri kundër Spezias në kampionat, Fonseca do të jetë akoma në pankinë, por nga tani tek ndeshja, diçka mund të ndryshojë, veçanërisht në strukturën e klubit. Friedkin po mendohen dhe kësaj here duket se nuk kanë ndërmend të lënë të kalojë lehtë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI