Flash

Rebic, Hernandez e Krunic mundin infektimin: të tre sërisht në dispozicion të Milan

Lapsi.al 21 January 2021
Rebic, Hernandez e Krunic mundin infektimin: të tre sërisht në

Stefano Pioli mund të buzëqeshë. Tamponët molekularë të cilëve i është nënshtruar Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë dhënë rezultate negative, një shenjë që të dy e kanë kapërcyer Covid-19 dhe mund të kthehen në dispozicion të trajnerit të Milanit për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantas. Theo Hernandez, gjithashtu, do të marrë pjesë në ndeshjen kundër bergamaskëve për të cilët, megjithatë, testimi ka treguar një pozitivitet të rremë ndaj koronavirusit. Ndër kuqezinjtë, pra, mbeten të padisponueshëm vetëm të skualifikuarit Romagnoli e Saelemaekers dhe të dëmtuarit Bennacer e Hakan Calhanoglu.

Nuk jemi ende me organikë të plotë, por emergjenca, të paktën ajo e madhja në ditët e fundit, ka mbaruar, veçanërisht nëse i shtojmë kthimeve blerjen e Mario Mandzukic, ende jo i gatshëm për të luajtur por i disponueshëm për në pankinë. Kundër Atalantës, me pak fjalë, Pioli do të mbështetet te Kalulu për të zëvendësuar Romagnolin së bashku me Kjaer dhe do t'ia besojë fantazinë Brahim Diaz, i cili do të luajë në vend të Calhanoglu. Për pjesën tjetër, një ekip jo titullar - nëse mund të flitet për titullarë në një kampionat ku luajnë 16 lojtarë në të gjitha ndeshjet -, por pothuajse. Tonali do të marrë mesin e fushës me Kessie, ndërsa Leao krahun e majtë në vend të Hauge, me Rebic gati të futet si zëvendësues.

KOMUNIKATA E MILAN

AC Milan njofton se Ante Rebić dhe Rade Krunić u testuan negativisht në tamponin molekular dhe këtë mëngjes ata iu nënshtruan, në klinikë, testeve të kërkuara nga protokolli për rinisjen e aktivitetit konkurrues. Kontrollet e mëtejshme treguan se Theo Hernández ishte një "pozitiv i rremë". Pasi dokumentacioni i'u dorëzua autoriteteve kompetente shëndetësore, tani lojtari mund të vazhdojë rregullisht stërvitjen.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI