Flash

Video/ Juventus rrëmben trofeun e parë të sezonit: Ronaldo e Morata nuk falin, Insigne tradhëton Gattuson

Lapsi.al 20 January 2021
Video/ Juventus rrëmben trofeun e parë të sezonit: Ronaldo e

Juventusi mposht Napolin 2-0 e rrëmben Superkupën e Italisë, duke fituar trofeun e tij të parë në këtë sezon, titullin e parë të epokës Pirlo. Bardhezinjtë ngrenë kokën pas natës së keqe në San Siro dhe pas një pjese të parë në ekuilibër, zhbllokuan rezultatin në minutën e 64-të me një goditje para portës nga i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Napoli ka shansin për të shënuar golin e barazimit në minutën e 80-të, por Insigne "tradhton" Gattuson dhe në mënyrë flagrante godet jashtë penalltinë e fituar nga Mertens. Morata në minutën e 95’ mbylli ndeshjen.

Sfida midis dy miqve të vjetër, shokë historikë në mesfushë, më në fund i buzëqesh Pirlos. Trajneri i Juventusit, dukshëm i emocionuar në fund të ndeshjes, merr trofeun e tij të parë të karrierës në bord në fund të një mbrëmje në të cilën u morën shumë nga përgjigjet që tifozët e Juventusit po kërkonin, pas përshtypjes së keqe kundër Interit. Juves në Mapei Stadium ende i mungoi cilësia dhe cinizmi në 25 metrat e fundit, mundësitë ishin të pakta, është e vërtetë, por me Cuadrado (të rikuperuar në ekstremis pas Covid) dhe McKennie nga minuta e 1' Zonja e Vjetër rigjeti atë agresivitet dhe atë kompaktësi që mungonte në mënyrë të qartë kundër zikaltërve.

Napoli, nga ana e tij, nuk luajti një nga ndeshjet e tij më të mira: për pjesë të mëdha të lojës ishte shumë i tërhequr dhe i shqetësuar vetëm për fazën mbrojtëse, pothuajse asnjëherë i rrezikshëm në kundërsulm. Nja dy ndërhyrje vendimtare të Szczesny nuk janë të mjaftueshme për ti dhënë vetes justifikim. Juventus ishte më cinik, por gjithashtu luajti më mirë në përgjithësi dhe në fund merituan të festonin.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI