Flash

Covid 'shpartallon' Australian Open: 72 tenistë janë tashmë në karantinë

Lapsi.al 20 January 2021
Covid 'shpartallon' Australian Open: 72 tenistë janë

Tre persona të tjerë të lidhur me Australian Open, që do të startojë në 8 shkurt u testuan pozitivisht me Covid në Melburn, duke i çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 10. Një lojtar u bllokua sepse ishte në bordin e një fluturimi me një tjetër pozitiv në avion. Dy rastet e tjera janë një lojtar tjetër dhe anëtari i stafit të tij. Aktualisht 72 lojtarë janë në karantinë pasi kanë qenë në kontakt me njerëz pozitivë në tre fluturimet charter që mbërritën nga Abu Dhabi, Doha dhe Los Angeles.

Drejtori Australian Open Craig Tiley tha se 3200 teste janë kryer në më shumë se 1,200 lojtarë, anëtarë të rrethit dhe zyrtarë të turneut. "Ne jemi në ditën tonë të gjashtë dhe deri më tani numrat kanë qenë jashtëzakonisht të ulët dhe nëse ato janë raste aktive shkojnë drejt në hotel," shtoi ai. Tiley, më pas, kritikoi atë që ai e quan një "pakicë" të lojtarëve të cilët vazhdojnë të ankohen për kushtet e karantinës së hotelit në mediat sociale. "Kulturisht ka një qasje të ndryshme për mënyrën e menaxhimit të virusit," vazhdoi ai. "Ne jemi krenarë për atë që kemi bërë për të mbrojtur komunitetin. E do të vazhdojmë ta bëjmë këtë."

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI