Flash

Hija e Allegrit bie mbi teknikun Fonseca: livornezi merr kohë, me sytë nga Juventus

Lapsi.al 20 January 2021
Hija e Allegrit bie mbi teknikun Fonseca: livornezi merr kohë, me sytë

Fonseca është shumë afër largimit dhe Friedkin kanë tashmë një emër në krye të listës së tyre të kandidatëve: Massimiliano Allegrin. Komplikimet, nëse ka ndonjë, mund të vijnë nga ish-trajneri i Juventusit, i cili, i mësuar të përafrohet me klubet më prestigjioze ndërkombëtare, do ta gjente veten duke filluar nga një ekip që nuk është as në Ligën e Kampionëve. Në realitet, Allegrit zgjidhja me destinacion Romën nuk është se nuk i pëlqen. Është qyteti ku jeton partnerja e tij, Ambra Angiolini dhe nuk është shumë larg Livornos, ku jeton djali i tij.

Dyshimi i vetëm mund të vijë nga zërat që e lidhin sërisht me pankinën bardhezi, në rast të gabimeve të mëtejshme të Pirlos. Dihet që Allegri është gjithmonë në raporte të shkëlqyera me Agnellin dhe kthimi në Torino do të ishte një revansh i bujshme. Zgjedhja e Romës, sidoqoftë, do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar jetën private me punën. Emrat e tjerë të përafruar në këtë situatë me verdhezinjtë duken hipoteza shumë të komplikuara. Maurizio Sarri vështirë se do të merrte një pankinë në kampionat e sipër, duke pasur nevojën për ti mësuar futbollin e tij që nga grumbullimi i verës, ndërsa një kthim i bujshëm (i treti) i Spallettit do të kapërcehet keq nga shumë tifozë që e shohin atë si 'vrasësin' e Tottit-lojtar.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI