Flash

Përforcime "me shumicë": Bylis prezanton pesë lojtarët që do ta "shpëtojnë" nga rënia

Lapsi.al 19 January 2021
Përforcime "me shumicë": Bylis prezanton pesë

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, po luajmë kundër një skuadre që është në vendin e parë e për ne është dicka e mirë për të provuar veten. Mendoj se mund ti ndalojmë" Ky është paralajmërimi i Veljko Dovedan për Vllazninë kryesuese, sidomos pas prezantimit të pesë përforcimeve të janarit. Nuk është një situatë e mirë për Bylis, që është në vorbullën e luftës për mbijetesë, duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit e tashmë duhet të përballet me Vllazninë kryesuese. Një ndeshje shumë delicate, por që për teknikun e mallakastriotëve Veljko Dovedan nuk është e pamundur.

Ballshiotë kanë humbur sigurisht shumë me Muratajn e Mëllugjën, por pikërisht lëvizjet e fundit në merkato kanë karikuar ambjentin ballshiot. Ardhja e sulmuesit Nemanja Kojic që ka lujtur më parë edhe me Partizanin e Beogradit, por edhe ish-lojtari i Flamurtarit Nebiu kanë bërë që të rritet besimi për një ndryshim të situatës në renditje: “Kam ardhur për të provuar veten dhe të ndihmoj këtë skuadër për tu ngjitur në renditje dhe të shohim edhe më lart, pavarësisht se zona europiane duket larg. Skuadra është e re dhe me potencial, kam mbërritur vetëm dje këtu, por gjithësesi jam gati të zbres në fushë".

Bylis është në vendin e tretë me 12 pikë, aq sa Apolonia dhe vetëm dy para Skënderbeut të vendit të fundit, por kërkon me cdo kusht të ngushtojë diferencën prej 5 pikësh që e ndan nga zona e shpëtimit dhe misionin kërkon ta nisë duke filluar nga sfida me Vllazninë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI