Flash

Manchester City vërsulet mbi Lukakun: Guardiola ka 225 milionë euro për të shpenzuar

Lapsi.al 18 January 2021
Manchester City vërsulet mbi Lukakun: Guardiola ka 225 milionë euro

Sipas asaj që bën të ditur The Telegraph, Manchester City është i gatshëm të vendosë në tavolinë 225 milion euro si një buxhet për të forcuar ekipin e Guardiolas sezonin e ardhshëm. Në plan është gjithashtu një super blerje për cdo repart. Për sa i përket sulmit, ka dy emra në shënjestër: Romelu Lukaku dhe Erling Haaland, dy nga sulmuesit më vendimtar dhe më rezultativ të sezoneve të fundit.

Praktikisht e sigurt është lamtumira e "Kun" Agueros, kontrata e të cilit skadon në qershor, pa dëshirën e klubit për të zgjatur kontratën e tij, duke marrë parasysh edhe problemet fizike që e kanë munduar në sezonet e fundit. Për Haaland duhet fituar gara e klubeve më të rëndësishme evropiane dhe ekziston rreziku i fillimit të një ankandi rraskapitës e shpenzues. Për Lukakun situata është më ndryshe, sepse në këtë rast ekziston vullneti i Interit për të mbajtur xhevahirin e tij, edhe pse një super ofertë nga City (flitet për 100 milionë euro) mund të trondisë sigurinë e zikaltërve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI