Flash

Villas Boas dyshon tek kalimi i Milik në Marseille: "Është një operacion i komplikuar"

Lapsi.al 18 January 2021
Villas Boas dyshon tek kalimi i Milik në Marseille: "Është

Negociatat për transferimin e Arkadiusz Milik në Marsejë po nxehen çdo ditë e më shumë, por mund të duhet pak kohë para se ato të konkretizohen. Palët duket se kanë gjetur një marrëveshje: 12-13 milion euro për Napolin (përfshirë bonus) dhe 4.5 milion në sezon për sulmuesin polak. Tekniku i francezëve, Villas Boas, sidoqoftë, ka pranuar se ka ende disa detaje për tu rregulluar dhe se për këtë arsye asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë: "Nuk e di nëse ekziston mundësia e mbylljes në ditët e ardhshme, është një operacion i komplikuar - tha ai - Do të vazhdojmë të punojmë më profile të tjera, sepse kjo situatë mund të vazhdojë kështu deri në fund të merkatos".

Kontrata e Milik skadon në qershor dhe sulmuesi është prej kohësh jashtë planeve të De Laurentiis, që megjithatë nuk ka ndërmend të shesë lirë një lojtar ende në kulmin e karrierës së tij dhe që i ka kushtuar mbi 30 milionë euro katër vjet e gjysmë më parë. Pas disa javësh lëvizjesh strategjike, Marseille mund të ketë gjetur formulën e duhur për të bindur napoletanët: polaku duhet të rinovojë me Napolin deri në 2022, pastaj të zbresë në Provence me formulën e huazimit me detyrimin e blerjes të vendosur në 8 milion euro, të cilave do t'u shtohen 4-5 milionë bonuese lehtësisht të arritshme në fillim të sezonit të ardhshëm. Të kaltrit gjithashtu do të marrin një përqindje në një rishitje të ardhshme të lojtarit (flitet për 30%).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI