Flash

Video/ Inter, mbrëmja perfekte: dominon Juventusin dhe arrin Milanin në krye të renditjes

Lapsi.al 17 January 2021
Video/ Inter, mbrëmja perfekte: dominon Juventusin dhe arrin Milanin

Provë fantastike e Interit, që mposht Juventus me rezultatin 2-0 në San Siro e në pritje të Cagliari-Milan, arrin kuqezinjtë në krye të renditjes. Shëmben, në anën tjetër, bardhezinjtë të mundur keq pa asnjë rrethanë lehtësuese, duke i lejuar Contes fitoren e parë si kundërshtar i ish-skuadrës së tij.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të: një Barella i mahnitshëm, qartazi më i miri në fushë, krosoi me të majtën për inserimin e Vidal, që me kokë, i mori kohën Danilos për të mposhtur Szczesny. Kush priste reagimin e Juventus ka mbetur i zhgënjyer, madje ishin Lautaro dhe Lukaku ata që shkuan pranë dyfishimit.

Misioni përmbushet në fakt në pjesën e dytë, në të 52': një top i gjatë i Bastonit kapi mbrojtjen e Juve totalisht të papërgatitur. Barella kontrolloi dhe i vetëm përballë Szczesny nuk bëri asnjë gabim, duke firmosur 2-0. Juventusi ishte inekzistent, ndoshta në ndeshjen më të dobët nën drejtimin e Pirlos dhe asnjëherë i rrezikshëm, deri në minutën e 87 ', kur Chiesa detyroi Handanovic në ndërhyrjen e vetme të ndeshjes, por që shmangu një gol të sigurtë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI