Flash

Video/ Napoli turpëron Fiorentinën: e mbyll në 45 minuta, në fund i bën gjashtë

Lapsi.al 17 January 2021
Video/ Napoli turpëron Fiorentinën: e mbyll në 45 minuta, në

Shi jo vetëm uji, por edhe golash në stadiumin "Maradona". Napoli shkatërron keq Fiorentinën, që e pa ndeshjen ti shkojë menjëherë drejt greminës. Petagna shërbeu për Insigne: goditja tokazi e kapitenit është e saktë dhe nuk i lë asnjë mundësi Dragoëskit. Fiorentina e ndjeu goditjen dhe, pas gjysmë ore, gjithçka mori fund me dy kundërsulme fatale. Demme në rrëshqitje, në një asist të Petagnas, dyfishoi rezultatin dhe Lozano firmosi trisin pas një veprimi të pabesueshme nga Insigne, i cili shmangu katër kundërshtarë dhe shërbeu shokun e ekipit përpara portierit kundërshtar. Një goditje që e cila Fiorentina nuk e mori më veten, duke kaluar nga një barazim i mundshëm në një lojë tashmë të kompromentuar, sepse para intervalit vjen i përpiktë edhe pokeri i Zielinski.

Fiorentina kthehet në fushë pa Ribery me synimin për ta bërë humbjen më pak të rëndë. Toskanët fillojnë mirë dhe duhet menjëherë një ndërhyrje e bukur nga Koulibaly në linjë për t'i mohuar golin Vlahovic, në gjendje të kapërcejë Ospina me një prekje delikate. Gattuso nuk ndalet për asnjë sekondë për t'i dhënë udhëzime të tijve dhe goli i pestë i të kaltërve vjen me autor Insigne, i cili transformoi penalltinë e shkaktuar nga Castrovilli ndaj Bakayokos. Në fund, ka lavdi edhe për Politanon, që kompletoi festën napolitane dhe për ta bërë ditën e fiorentinasve më të hidhur. Tani mendja tek Juventus dhe trofeu i parë i sezonit për Insigne dhe shokët e ekipit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI