Flash

Video/ Fitore me përmbysje e Sampdoria: Torino nuk fiton as me një lojtar më shumë

Lapsi.al 16 January 2021
Video/ Fitore me përmbysje e Sampdoria: Torino nuk fiton as me një

Pikë të rëndë për Sampdorian. Në javën e 18 të Serie A, ekipi i Ranierit mundi Udinesen 2-1 me përmbysje, duke u ngjitur në kuotën 23 pikë në renditje. Në Marassi në pjesën e parë Audero bllokoi përpjekjet e Lasagna dhe Mandragoras, ndërsa një goditje të bukur me të djathtën nga De Paul u përplas në traversë. Golat erdhën në pjesën e dytë. De Paul (55 ') zhbllokoi ndeshjen, por barazimi i Candreva (67') nuk vonoi. Ish-lojtari i Inter shënoi me penallti, por vendimtar ishte Torregrossa (81 ') që përmbysi rezultatin me një goditje me kokë, duke shënuar në debutimin e tij me Sampdorian.

Bologna mundi Veronën 1-0 dhe u kthye tek fitorja pas një agjërimi që zgjati nga 29 nëntori, 8 ndeshje në total. Sfida e Dall'Aras u vendos nga një penallti e Orsolinit në minutën e 19' dhënë për një faull të shkaktuar nga Silvestri ndaj Sorianos. Ekipi i Juric ishte nën ton dhe u shfaq rrezikshëm vetëm me Kalinic, që pa të ndalet goditja e tij nga Skorupski (63 ').

Shumë pak emocione në ndeshjen Torino-Spezia 0-0. Takimi gjithësesi është kushtëzuar nga kartoni i kuq për Vignali në minutën e 7, që detyroi ligurët të luanin në inferioritet numerik dhe me kundërsulm. Edhe me një lojtar më tepër, shansi i vetëm për Toron erdhi në të 90' me shtyllën e goditur nga Ansaldi, situatë që e mban skuadrën e Giampaolo-s në zonën e rënies nga kategoria.

ITALY - SERIE A

Bologna 1 - 0 Hellas Verona

Torino 0 - 0 Spezia

Sampdoria 2 - 1 Udinese

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI