Flash

Australian Open nën pushtetin e Covid: dy avionë me tenistë përfundojnë në karantinë

Lapsi.al 16 January 2021
Australian Open nën pushtetin e Covid: dy avionë me tenistë
Fillon me telashe Australian Open, turneu i parë Slam i sezonit të tenisit. Tre javë nga fillimi, 47 lojtarë kanë përfunduar në izolim në Melbourne për 14 ditë, gjatë të cilave nuk do të jenë në gjendje të largohen nga hoteli dhe nuk do të jenë në gjendje të stërviten. Shumë emra të rëndësishëm (Nishikori, Tiafoe, Azarenka dhe Stephens), përfshirë italianin Fabio Fognini. Arsyeja për karantinën e papritur është sepse në dy nga 9 charter-at e drejtuar për në Australi janë zbuluar raste me Covid. Në një moment të parë, dy pozitivë u gjetën në fluturimin charter nga Los Angeles në Melburn, me 24 lojtarë në bord - tani për tani janë shfaqur emrat e Tennys Sandgren, Victoria Azarenka, Lauren Davis, Kei Nishikori, Pablo Cuevas, Sloane Stephens, Guido Pella, Juan Ignacio Londero, Santi González dhe Artem Sitak. Organizatorët, më vonë, njoftuan se kishte edhe një pozitiv në fluturimin nga Abu Dhabi për në Melburn në 8.20, me 23 tenistë në fluturim. Kjo u njoftua nga organizatorët e turneut. Australian Open do të fillojë në 8 shkurt, por në vend janë ndezur polemikat rreth rreziqeve të sjelljes së lojtarëve dhe anëtarëve të stafit (një mijë njerëz në total) nga zonat me infektim të lartë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI