Flash

Video/ Lazio bën festë me Immobile e Luis Alberton, Roma humb 3-0 derbin: "Pësuam dy gola që nuk mund ti pësosh"

Lapsi.al 16 January 2021
Video/ Lazio bën festë me Immobile e Luis Alberton, Roma humb 3-0

Një derbi pa histori, me një ekip që dominoi fushën dhe lojën që nga fillimi, me Simone Inzaghi që i dhuroi një mësim futbolli kolegut të tij Fonseca. "Në minutat e para u futëm mirë në lojë, por pastaj, nëse gabon me skuadra të tilla është vështirë të rikuperosh. Në pjesën e parë pësuam dy gola që nuk mund ti pësosh - shpjegoi tekniku portugez i Romës - Si në të parin ashtu dhe në të dytin Ibanez nuk kishte nevojë për ndihmë".

Ishtë një dominim i vërtetë i Immobile dhe shokëve të tij, kundër një Roma që nuk shihej me sy dhe asnjëherë në gjendje të shqetësojë Reinan - në debutimin në derbin kryeqytetas pasi ka luajtur ato të Barcelonës, Liverpool dhe Milanos - përvec minutës së 85-të me Dzeko kur rezultati ishte krejtësisht i kompromentuar. Ai që kërkon ta harrojë sa më shpejt ndërqytetasen e parë është Ibanez, i cili me një pavendosmëri të paparë (rrëshqiti në rivënie) i dhuroi Lazios avantazhin e nënshkruar nga Immobile (14 '), një gol që kanalizoi tërë ndeshjen për lacialët. Pak i mbuluar nga Spinazzola, braziliani vuajti depërtimet dhe shpejtësinë e Lazzari, i cili gjithashtu e befason edhe në rastin e dyfishimit të Luis Albertos (23 '). Pritej reagimi i verdhekuqve, si kundër Interit, por nuk është mbrëmja e tyre, me skuadrën të ngadaltë në ndërtim dhe që nuk arriti kurrë të kapërcejë linjat e Lazios, që e kishte të thjeshtë të dilte në kundërsulme fatale.

Kështu, në pjesën e dytë Pau Lopez, më i miri kundër Interit, ishte i detyruar të bënte disa fluturime të komplikuara për të ndaluar Milinkovic-Savic dhe të pandalshmin Immobile. Me mungesën e pajustifikueshme të ofensivës së Romës, mund vetëm të parashikohej goli i tretë i Lazios. Inisiativa nisi nga këmbët e Lazzarit, me Akpa Akpro që i shërbeu Luis Albertos deri në kufij: spanjolli kishte gjithë kohën për ta kontrolluar dhe për ta dërguar topin në cep në të majtë të portierit. E gjitha kjo në minutën e 67 ’dhe, e çuditshme të thuash për një derbi, se minutat e mbetura ishin pak a shumë rutinë. Inzaghi rrëmbeu fitoren e tretë radhazi dhe u rishfaq në zonat e larta. Fonseca, del me kokën ulur dhe duhet të kuptojë pse ekipi i tij kundër të mëdhenjve shkrihet si bora në diell.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI