Flash

Zhang qetëson tifozët, pas mbledhjes së bordit: “Të ardhurat në rënie nga Covid, por garantojmë stabilitet”

Lapsi.al 14 January 2021
Zhang qetëson tifozët, pas mbledhjes së bordit: “Të

Këshilli i Administrimit i Inter "do të vazhdojë të mbështesë menaxhimin në administrimin e shoqërive në mënyrë që të garantojë stabilitetin operacional dhe sportiv të Klubit", pavarësisht tkurrjes së të ardhurave për shkak të pandemisë. Kjo është ajo që u komunikua nga shoqëria zikaltër në një shënim të lëshuar nga agjencia Ansa pas takimit të Bordit të Drejtuesve të zhvilluar sot (me pjesëmarrjen e Presidentit Steven Zhang nga Kina në një video konferencë) për një ekzaminim të trendit në gjysmën e parë të vitit e mbi parashikimet për të dytin. "Viti financiar 2020/2021 - përfundon njoftimi për shtyp - konfirmohet të jetë ndikuar nga efektet e pandemisë nga Covid-19, me një rënie në të ardhurat".

Një komunikatë që synon të sqarojë dhe sigurojë tifozët zikaltër, pas ditësh në të cilat ka pasur zëra të vazhdueshëm për shitjen e klubit nga pronarët kinezë. Që një tratativë për shitjen e aksioneve të kompanisë nga Suning është duke u zhvilluar, kjo është e sigurtë, por një gjë është të mos impenjohesh dhe një tjetër është të kërkohet një zgjidhje optimale për të ardhmen e klubit. Në këtë kuptim, sigurisht qetësuese, ishin fjalët e Administratorit të Deleguar të zikaltërve, Beppe Marotta, kur në vigjilje të ndeshjes kundër Fiorentinës deklaroi se "pronarët po vlerësojnë mundësitë në interes të klubit". Dhe këto mundësi, siç dihet, çojnë në fondin Bc Partners që ka nisur tashmë analizën e llogarive.

Me pak fjalë, negociatat janë në proces, po punohet për vlerën e shoqërisë, për çmimin dhe aksionet që do të blihen. Fillimisht, pronarët kinezë në fakt po mendonin për hyrjen e aksionerëve të rinj të pakicës, por tani ka diskutime për shitjen e aksioneve të shumicës. Sigurisht që do të duhen javë për të arritur në një mbyllje të mundshme, edhe për shkak të ekzistencës së fondeve të tjera të interesuara për klubin dhe të gatshëm për të bërë përpara.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI