Flash

Nga Franca zbulojnë lëvizjen: Psg ka avancuar kërkesën për Dybala

Lapsi.al 14 January 2021
Nga Franca zbulojnë lëvizjen: Psg ka avancuar kërkesën

Me rinovimin me Juventusin gjithmonë të pasigurtë, emri i Paulo Dybala kthehet në protagonist në merkato. Siç raportohet nga disa media franceze, sulmuesi argjentinas i lindur në 1993 është objektivi numër një i trajnerit të ri të PSG Mauricio Pochettino, i cili donte ta merrte Joya edhe tek Tottenham në verën e vitit 2019. Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit në shkurt për t'i dhënë një përgjigje ofertës së rinovimit prej 10 milion eurosh në sezon, por klubi parisien mund t'i ofrojë lojtarit ato 15 milion neto që bardhezinjtë i mohojnë.

Pas operacionit qëndron regjia e drejtorit sportiv parisien, Leonardo, i cili në rast të largimit (të mundshëm) të një mes Neymar dhe Mbappé do të ishte i gatshëm të vinte një ofertë në tavolinë me bazë fillestare prej 60 milionë euro. Shumë pak për Juventus, që e vlerëson argjentinasin rreth 80 milionë, por nëse takimi për rinovimin me Joya nuk çon në akord, bardhezinjtë mund të pranojnë 70 milionë (ndoshta plus ndonjë bonus) dhe të mbyllin operacionin.

Në këtë rast, para të reja do të hynin në arkën e kampionëve të Italisë që mund të ishin të nevojshme për të synuar objektivin e madh në mesfushë: Paul Pogba, i cili mund të largohet nga Manchester United në verë. Nuk është për tu përjashtuar hipoteza e shkëmbimit me Mauro Icardin, për të cilin u fol që në kohën e Interit. Në Paris, Maurito po qendron shumë në stol dhe përfundoi pas Kean në hierarki, Juventus në anën tjetër po kërkon një sulmues të parë dhe një kthim i mundshëm në Itali do ta bënte mbashkëshorten menaxhere të Icardit, Wanda Nara, shumë të lumtur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI