Flash

Vllaznia kompleton sulmin: pas Cisse, në Shkodër mbërrin Çyrbja

Lapsi.al 14 January 2021
Vllaznia kompleton sulmin: pas Cisse, në Shkodër mbërrin

Një skuadër befasuese me 9 fitore e dy barazime në 13 javë kampionat, në të cilat ka shënuar bukurinë e 22 golave, duke qenë sulmi më produktiv i Superiores e i gëzohet një diference prej 9 pikësh nga ndjekësi më i afërt, është e kuptueshme që në janar nuk do të bëjë as cmendurira e as nuk do të qendrojë e palëvizur. Pa Dungën, i bllokuar nga cështje burokratike në vendlindje, shkodranët duan të mbajnë numrin katër të sulmuesve në dispozicion. Idea është të ruhen ekuilibrat e treguar që nga fillimi i kampionatit, duke u munduar të përmirësojnë organikën, duke u mbuluar edhe në sulm, ku për momentin është emergjencë, me Hoxhaj të skualifikuar, Avdijaj jo në maksimum, Dungën sic dihet e me vetëm Dilaver në dispozicion.

E kështu, në stërvitje nën urdhërat e Brdaric është vënë edhe Salim Cisse. 28 vjecari në karrierë ka luajtur për Arezzo, e Akademika Portugal, madje edhe tek Sporting B, por në Shkodër ka mbërritur pa stërvitje, ndaj dhe do të monitorohet gjatë kësaj jave. Sipas asaj që filtron nga klubi, kjo kohë do të jetë vendimtare për Cisse, i cili në rast se bind stafin teknik të Brdaric do ti bashkohet Hoxhajt, Dilaver e Avdijaj, duke e lënë të qetë gjermanin edhe nëse Dunga do të vazhdojë të mungojë gjatë.

Në Shkodër, ndërkohë, presin të mbërrijë Arbër Cyrbja. Ish-lojtari i Teutës e Kukësit është akorduar me drejtuesit e Vllaznisë dhe kalimi tek kuqeblutë është pothuaj i sigurtë. Janari largoi gjashtë lojtarë nga klubi, në shpjegimin e Drejtorit Sportiv Matko Djarmati ata që kishin minuta të pakonsiderueshme në fushë e për ti zëvendësuar krahas blerjeve të reja do ti jepet hapësirë lojtarëve të talentuar që vijnë nga 21 vjecarët.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI