Flash

Video/ Përmbysen hiererkitë: Bayern eleminohet në Kupë nga Kiel I Bundesliga 2

Lapsi.al 14 January 2021
Video/ Përmbysen hiererkitë: Bayern eleminohet në Kupë nga

E jashtëzakonshme ajo që ka ndodhur në Kupën e Gjermanisë: Bayern Munchen ka lënë skenën në raundin e 1/16, duke humbur pas goditjeve të penalltive ndaj Kiel, një ekip që luan në Bundesliga 2. Ndeshja përfundoi 2-2 në kohën e rregullt: në pjesën e parë Bartels iu përgjigj avantazhit të Gnabry, në pjesën e dytë Wahl në minutat shtesë gjeti 2-2 pas avantazhit të ri të bavarezëve me anë të Sane. Në llotarinë nga njëmbëdhjetë metra gabimi i Roca ishte vendimtar, pasi dhjetë të parët që ekzekutuan penallti, shënuar të gjithë.

Kampionët e Evropës e nisën me një formacion në të cilin nuk luante Goretzka dhe Leëandoëski (në fushë gjatë ndeshjes), por në minutën e 14 ' kaluan në avantazh me Gnabry. Por në të 37' 'lejlekët', nofka e lojtarëve të Kiel, barazuan me Bartels. Në pjesën e dytë Bayern përsëri gjeti avantazhin falë një goditje të lirë nga Sanè dhe kur dukej kualifikimi i arritur, Holstein shënoi në minutën e 95 me Wahl.

Nën dëborë, situata nuk ndryshoi në kohën shtesë, pastaj në penallti Neuer, i cili zakonisht është një specialist, nuk priti asnjë dhe në këtë mënyrë i takoi Bartels t'i japë një ëndërr ekipit vendas. Bayern eleminohet (në Kupë nuk kishte ndodhur për dy vjet) nga një klub i Bundesliga 2: një lajm që duket i pabesueshëm, por është i vërtetë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI