Flash

"Inter-Juve përfundon 0-1": Michel Platini bën parashikimin e tregon kush e fiton titullin

Lapsi.al 16 January 2021
"Inter-Juve përfundon 0-1": Michel Platini bën parashikimin

Një mendim për Inter-Juventus, si ish-futbollist i bardhezinjve e një befasi kur Michel Platini bën parashikimin për fitimin e titullit kampion në Itali këtë sezon. I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, francezi imagjinon si do të përfundojë Inter-Juventus, duke i ndezur edhe më shumë pritshmëritë: "Përfundon 0-1 me një gol të Cristiano Ronaldos. Portugezi është fenomenal, fantastik, fizik i përbindshëm dhe sjellje profesionale. Mund të luajë me Dybala dhe Morata: sulmuesit mund të jenë edhe gjashtë, por e rëndësishme është që ata të marrin pjesë në lojë" ka thënë ish-presidenti i UEFA-s.

Platini ka vazhduar më pas analizën duke thirru në lojë edhe trajnerët: "Më pëlqen Conte, është ambicjoz dhe gjithmonë në lëvizje. Ashtu si Pirlo duhet të fitojë patjetër, por gjithësesi kanë skuadrat më të mira. Andrea ishte një trajner në fushë, pse nuk duhet të jetë në pankinë? Le t'i japim kohë, menaxhimi do të jetë i rëndësishëm. Kjo Serie A është e luftuar, por kujdes Milanin për titull: gjithmonë bën rezultate dhe nuk ndalet. Edhe pse mua më pëlqen dominimi i Juve, sepse e dua... ".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI